Kur lulja e preferuar tregon tiparet më pozitive të personalitetit, gjeni veten tuaj

Life style

Kur lulja e preferuar tregon tiparet më pozitive të personalitetit, gjeni veten tuaj

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 06:21
Ilustrim

Jemi në kohën e lulëzimit të plotë! Kjo është periudha më e bukur për t’i bërë dhuratë vetes një buqetë me lule, edhe nëse kjo e fundit nuk vjen si surprizë ! Por a keni menduar ndonjëherë se lulja që ju bën më shumë për vete thotë diçka për personalitetin tuaj ! Lidhja e këtyre të fundit me karakterin e njeriut është bërë që në antikitet, ndaj Living po sjell më poshtë interpretimin e 10 luleve… lexojini dhe gjeni veten.

Romantiket do të zgjedhin gjithmonë trëndafilat. Ju jeni të dashuruara me vetë jetën dhe gëzimin e gjeni dhe tek gjërat e vogla ! Nuk është çudi që ju t’i bëni shpesh dhuratë, trëndafila vetes, sepse nuk e lini lumturinë tuaj në dorën e të tjerëve!

Luledelet janë simboli i lumturisë ! Nëse kjo është lulja juaj e preferuar, ose njihni dikë me emrin Daisy atëherë keni të bëni me një njeri shumë optimist.

Jargavanët përfaqësojnë lidhjen e ngushtë me familjen dhe pafajësinë ! A nuk janë muret e shtëpisë suaj të mbuhsura me portrete familjare? Atëherë kjo është lulja juaj e preferuar.

Orkidetë
Njerëzit që kanë të preferuar orkidetë, janë detajistë dhe elegantë në zgjedhjet e tyre. Ju përshkruajnë si njerëz të rafinuar dhe me shije të hollë ! A nuk jeni të tillë?

Zambakët e verdhë (Tiger lilies)
Jeni tepër krenare dhe vështirë ta “ulni kokën” Ju pëlqen të komandoni dhe të merrni drejtimin kudo që jeni (jo vetëm të jetë suaj). Jeni nje femër e fortë që bëni gjithçka për të arritur atë që doni.

Karafili 
Jeni një njeri pa komplekse, i thjeshtë dhe praktik ! Ju dini si t’jua bëni më të lehtë jetën njerëzve të tjerë, pasi keni një zgjidhje për gjithçka!

Peoni
Mund të duken si lule delikate, por peonit rezistojnë shumë! Nëse kjo është lulja juaj e preferuar, atëherë me shumë gjasa jeni një aventuriere e lindur ! Të udhëtoni botën është ëndrra juaj më e madhe !

Tulipanët
Mund të duken si lule “mendjmadhe” falë kërcellit që gjithmonë rri kryelartë, por njerëzit që kanë të preferuar këtë lule, janë tejet të shoqërueshëm dhe gazmorë ! Gjithnjë është kënaqësi t’ju kesh pranë

Luledielli
Gjithmonë në kërkim të diellit, të dritës, të zgjidhjeve ! Jeni njeri optimist, që ndriçoni kudo që shkoni !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat