Shapkat, trendi që filloi këtë vit, por kaloi pa shumë zhurmë

Life style

Shapkat, trendi që filloi këtë vit, por kaloi pa shumë zhurmë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 06:51
Ilustrim

E dimë të gjithë tashmë që moda rikthehet dhe pse ndonjëherë nuk na pëlqen por përfundojmë duke u veshur si pjesa më e madhe. Ndoshta sepse na mësohet syri me kalimin e kohës! Këtë vit që po kalon bashkë me stinën e verës një trend i cili tentoi të shfaqej por nuk ja doli dhe aq shumë ishin shapkat me gisht.

Filloi ne Copenhagen në javën e modës me marka si: Ganni, Cecelie Bahnsen, Saks Potts etj.Blogere të ndryshme kombinuan veshjen e tyre me këto shapka (FlipFlops). Në atë moment u kuptua qe do të ishin pjese e modës "që nuk pritet".

Influencueset e modës ndikojnë me patjetër por nuk quhet në modë n.q.s nuk e shohim dhe tek personazhet shumë të njohur. Kështu në një set fotografik të binjakeve Mary Kate dhe Ashley Olsen mund të dallojmë kostumin serioz të kombinuara me këto shapka.
Tani mund të themi që shumë shpejt do shohim dhe blogeret shqiptare, vetëm duhet të presim pak…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat