Femrat e trasha kanë kocka më të forta

Life style

Femrat e trasha kanë kocka më të forta

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Gratë me stomak të dukshëm kanë kocka më të forta në krahasim me ato që kanë një stomak të sheshtë.

Megjithatë, ky rregull nuk vlen për meshkujt, thonë studiuesit australianë në Institutin Garvan për Kërkime Mjekësore në Sidnei.

Ata në një studim që përfshin mbi 1,000 burra dhe gra të trasha mbi moshën 50-vjeçare  pretendojnë se gratë e trasha kanë më pak shanse të përjetojnë një thyerje të eshtrave. Ka një shpjegim të dyfishtë për këtë zbulim. 

Arsyeja për kockat e forta qëndron në faktin se ato forcohen duke veshur një trup më masiv për një periudhë më të gjatë kohore.

Një shpjegim më i pranueshëm është se gratë që kanë precipituar yndyrë rreth belit kanë një nivel më të lartë të estrogjenit, një hormon që ndikon në cilësinë e kockave. Kjo është gjithashtu përgjigja përse ka njerëz gjithnjë e më të trashë në botë dhe më pak fraktura.

Ekspertët, megjithatë, paralajmërojnë se trashësia nuk është aspak e mirë për shëndetin e përgjithshëm.

Ata gjithashtu theksojnë se gratë me kile të tepërta përfitojnë më së shumti, por që nuk janë të trasha. Gjithashtu konsiderojnë se disa kile të tepërta janë përgjithësisht më të mira për shëndetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat