Dieta e lumturisë ekziston dhe ja si funksionon

Life style

Dieta e lumturisë ekziston dhe ja si funksionon

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:11
Ilustrim

I njohur ndryshe si ‘hormon i lumturisë’, dopamina ka një fuqi të veçantë, magjike: kur çlirohet në trurin tonë, na rrit humorin duke na bërë të ndihemi të kënaqur, të qetë, madje edhe euforikë. Jo keq, apo jo?  Po nëse ju themi që ekziston një dietë e cila përveçse ju heq peshën e bezdisshme, ju ndihmon të ndiheni të lumtur non stop? Le të flasim për dietën e lumturisë ose dietën e dopaminës, të zhvilluar nga shefi anglez Tom Kerridge. Një program ushqimor i suksesshëm të cilin Tom e ka shkruar në një formë manuali të titulluar ‘E mrekullueshmja dietë e dopaminës (botuar nga Newton Compton).

Dieta e lumturisë, çfarë është

Tom Kerridge duhej të humbiste shumë kile, por nuk donte të binte në rrezikun e një diete ndëshkuese. Shumica e njerëzve sipas tij e kanë të vështirë të ndjekin një dietë për një kohë të gjatë për shkak të trishtimit dhe nervozizmit që gjeneron mungesa e ushqimit. Dhe për të ishte e rëndësishme  të gjente diçka që mund ta bënte në mënyrë afatgjatë, një stil ushqyerje nga i cili nuk do të rrëshqiste përsëri në zakonet e vjetra. Zgjidhja? Të zhvillosh receta dhe kombinime ushqimore të bazuara në përbërës që çlirojnë hormonin e lumturisë. Pra, dopaminën.

Dopamina, për çfarë shërben?

Sipas nutricionistit Leonie Leber dhe kimistes Sabrina Kress, dopamina ka një efekt mirëqenieje autentik dhe 360 gradë në trupin tonë. Mes shumë funksioneve të tjera, ndihmon vetëdijen dhe kthjelltësinë, ndikon në kontrollin e aftësive motorike, për shembull duke transferuar komandat tek muskujt, si dhe rregullon qarkullimin e gjakut dhe prodhimin e urinës në veshka.

Ushqimet që ndihmojnë në prodhimin e dopaminës

Ekzistojnë kategori ushqimesh të lidhura me prodhimin e dopaminës. Për të prodhuar dopaminë, trupi ynë ka nevojë për tirozinë, një aminoacid që gjendet tek tërshëra, merluci, kikirikët dhe soja. Gjithashtu ushqime si bajamet, avokadot, farat e kungullit, peshku e mishi kanë një ndikim pozitiv në nivelin e dopaminës. Por kujdes, dopamina është një substancë që tenton të oksidohet lehtë. Për këtë arsye ju rekomandojmë të hani një dozë të mirë frutash e perimesh të freskëta të cilat përbëjnë shumë antioksidantë duke privilegjuar perime jeshile (brokoli, spinaq, lakra), lulelakër, luleshtrydhe, portokall, limon, asparagë, si dhe fruta të thata, shkruan shije.al, transmeton Klan Kosova. Ju e dini gjithashtu që mollët, manaferrat dhe bananet përmbajnë një antioksidant flavonoid të quajtur kuercetinë i cili ndihmon trurin të luftojë humbjen e dopaminës. Por si ndikojnë çokollata, çaji jeshil, vanilja, farat e susamit në promovimin e çlirimit të dopaminës dhe endorfinës? Zbulojeni në librin e Kerridge.

Përveç lumturisë, ç’lidhje ka dopamine me peshën ideale? Sipas  ekspertëve, mjafton të përqëndrohemi në ushqimet më të shëndetshme që përmirësojnë nivelin e dopaminës, dukei dhënë përparësi gatimit në furrë dhe në avull si dhe ushqimeve të lehta e të kalibruara. Një shembull? Një pjatë e bukur salmon pa yndyrë e shoqëruar me perime të freskëta jeshile. Koncepti i shefit britanik është: “ duhet të luftojmë oreksin e krijuar nga ushqimi i shpejtë, duke gjetur ushqime që rrisin nivelet tona të dopaminës, por janë të shëndetshme”.

Sepse ndoshta një kotoletë me patate të skuqura do të na jepte një kanqësi të shpejtë, më pas do të na ndjekë një periudhë e gjatë faji. Ekspertët e Foodspring konfirmojnë: “Për një moment të shkurtër do të ndjeni yjet, por ajo që me të vërtetë ndodh në këto raste është një rritje e nivelit të glukozës në gjak dhe një hiper-prodhim i insulinës. Më mirë përqendrohuni tek ushqimet që prodhojnë dopaminë në mënyrë të qëndrueshme. Në fund ka edhe çokollatë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat