Dëshironi më shumë ‘like’? Kjo është koha më e mirë që të postoni foto të re në Instagram

Life style

Dëshironi më shumë ‘like’? Kjo është koha më e mirë që të postoni foto të re në Instagram

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 19:40
Ilustrim

Para se të ndërroni fotografinë e profilit, publikoni tvite apo postoni foto të re në Instagram, mësoni kur është momenti më i mirë për këtë…

Sa herë në Instagram keni publikuar foton për të cilën keni qenë të sigurt që do t’ju sjellë ‘like’ të shumta, mirëpo keni mbetur të zhgënjyer?

Nga ana tjetër, me siguri ju ka ndodhur edhe ajo që ndonjë selfie pa lidhje t’i bëjnë like shumë njerëz, ndërkaq ju keni mbetur plotësisht konfuz. Mirëpo duket që numri i pëlqimeve pikërisht më së shumti varet nga koha e publikimit.

Në të vërtetë, sipas aplikacionit Leter gramme, i cili shërben për planifikim të publikimeve në rrjetet shoqërore, koha ideale e ditës për marrje të pëlqimeve përkatësisht për publikim të fotografive në Instagram, është ora 17:00, përkatësisht 5 pas dite dhe, nuk do të besoni, ora 2 e mëngjesit.

Derisa ora 5 (17:00) pasdite tingëllon goxha logjike, sepse shumica e njerëzve mu në këtë orë kthehen nga puna në shtëpi, me siguri shumicës nga ne kurrë nuk i ka shkuar mendja të publikojë diçka në rrjetën shoqërore në orën 2 të mëngjesit.

Pikërisht në këtë kohë do të merrni edhe më së shumti ‘like’, sepse për shkak të publikimeve të vogla, e juaja do të jetë e theksuar.

Në aplikim theksojnë edhe që çdo ditë në javë ekziston koha e caktuar kur për publikim do të merrni më së shumti ‘like’.

Ky është orari i saktë:

E hënë: Në orën 7 pas dite dhe në 10 të mbrëmjes.

E martë: Në orën 3 të mëngjesit dhe në 10 të mbrëmjes.

E mërkurë: Në orën 5 pasdite.

E enjte: Në orën 7 në mëngjes dhe në orën 11 në mbrëmje.

E premte: Në orën 1 të mëngjesit dhe në 8 të mbrëmjes.

E shtunë: Në mesditë dhe në 2 të mëngjesit.

E diel: Në orën 5 pasdite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat