Femrat beqare, çfarë nuk duhet të kenë në shtëpi që “t’u dalë fati”

Life style

Femrat beqare, çfarë nuk duhet të kenë në shtëpi që “t’u dalë fati”

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 07:41
Ilustrim

Shtëpia juaj flet shumë për ju.

Stili i arredimit tregon diçka nga personaliteti dhe shija juaj.

Nuk ka rëndësi nëse shtëpia është me qera.

Në të duhet të ndihet prekja juaj, detajet janë ato që bëjnë diferencën.

E meqë po flasim për femrat beqare që janë në kërkim të mashkullit ideal, do t’ju japim disa ide se çfarë nuk duhet të kenë kurrë në shtëpinë e tyre.

Nëse zbatoni këto këshilla, ndoshta do t’i lini përshtypjen e duhur mashkullit që do të vizitojë shtëpinë tuaj.

Përshtypja e mirë është një fillim i mbarë, që një djalë t’ju propozojë.

Sepse që t’ju “dalë fati”, duhet që dikush të hyjë në shtëpi 

Ngjyra e mureve

Kujdes!

Ju nuk do të donit të dukeshit mendjelehta e radhës vetëm e vetëm, sepse keni lyer muret me ngjyrë çiklaminë apo jo?

Zgjidhni ngjyrat neutrale, janë më elegante.

Çfarë do të tregonit me ngjyrën rozë në mure, që jeni akoma e papjekur?

Mos mbani kurrë kolazhe fotografish

Po, e kemi fjalën për fotot, të cilat ju i keni bërë kolazh, pasi keni kaluar momente të mrekullueshme me shoqet tuaja.

Bëjini një nder vetes: mos i mbani në shtëpi.

Të paktën nëse nuk doni që partneri juaj t’ju pyesë, “kush është kjo biondja simpatike”.

Epo, edhe po nuk ju pyeti, ka për ta menduar.

Jo arusha mbi shtrat

Krevati është vendi ku kaloni orët e qetësisë ose ndani intimitetin me dikë.

Pra dashuri njerëzore.

Epo atëherë ç’kuptim kanë arushat dhe qenushat e pelushit sipër krevatit!

Aforizma frymëzuese

Ju nuk doni të tregoni që ju mungon vetëbesimi.

Epo atëherë nuk ka ç’ju duhet një aforizëm në mur.

Jo një krevat i lirë

Nuk e kemi fjalën për krevatin në veçanti, por për aksesorët, çarçafët, jastëkët, jorgani dhe gjithçka tjetër.

Mos i blini të lira dhe pa cilësi.

Një grua e rafinuar duhet të ketë çarçafë të mirë.

Kujdes me kozmetikën dhe produktet e bukurisë

Ju nuk duhet të dukeni sikur kaloni orë të gjata për t’u bërë të bukura.

Kështu që tregohuni më diskrete me produktet e bukurisë.

Mbajini më të fshehura, aty ku sytë kuriozë nuk i gjejnë.

Kurrë një koleksion kukullash

Koleksionet me kukulla janë të frikshme e do t’ju tregonin si një njeri me probleme.

Nuk këshillohet të mbahen në shtëpi.

Fotografi familjare në dhomën e gjumit

Për ju mund të jetë bukur se shihni familjen tuaj para se të flini, por nuk është një pozitë

fort e mirë për partnerin tuaj. Kështu që derisa të konsolidohet lidhja, shmangni fotografitë familjare në dhomën e gjumit e aq më tepër te komodina afër krevatit.

Kujdes mobiliet

Mobilie që nuk shkojnë me njëra tjetrën e bëjnë shtëpinë tuaj të duket kaotike.

Po ashtu do të dukeni dhe ju

E thamë më sipër, shtëpia tregon stilin tuaj.

Prandaj bëni kujdes në zgjedhjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat