Truku me muskuj që jua rritë forcën mbi 200%

Life style

Truku me muskuj që jua rritë forcën mbi 200%

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 16:45
Ilustrim

Edhe trajnerët më të mirë të botës shpeshherë nuk i kanë kushtuar aq shumë rëndësi zgjatjes statike të muskujve.

Por, tani hulumtimet e reja nga shkencëtarët amerikanë tregojnë se nëse gjeni kohë ta bëni një zgjatje në fund të ushtrimeve në vend se të shkoni drejt në shtëpi, atëherë ju mund ta rritni masën muskulore deri në 13%.

Megjithatë, për këtë ka rëndësi edhe periudha kur e bëni zgjatjen statike.

Sipas një meta-analize, rekomandohet që të prisni derisa të ftoheni pak, dhe pastaj duhet ta bëni zgjatjen statike.

Nëse e bëni këtë përgjatë një periudhe prej 8 javëve, ju mund ta rrisni forcën tuaj deri në 237%.

Edhe hulumtimet e reja të publikuara në ‘Journal of Applied Physiology’tregojnë se zgjatja statike mund ta ketë pothuajse të njëjtin efekt në muskuj si ushtrimet e rezistencës.

Që të dyja – edhe zgjatja edhe ushtrimet e rezistencës – shkaktojnë mikro-çarje në indet e muskujve të cilat i stimulojnë qelizat e muskujve të prodhojnë faktorë të rritjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat