Doni të mbeteni shtatzënë shpejt? Ja 8 marifete

Life style

Doni të mbeteni shtatzënë shpejt? Ja 8 marifete

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 08:25
Ilustrim

Ndoshta ju vërtet jeni e etur për të mbetur shtatzënë, ose ndoshta doni që lindja e foshnjës tuaj të jetë në një kohë specifike. Këtu keni gjashtë marifete që e rrisin probabilitetin që të mbeteni shtatzënë shpejt pasi të provoni.

Ju do ta reduktoni në mënyrë dramatike rrezikun e disa defekteve të lindjes në qoftë se do të merrni acid folik të paktën një muaj para se të mbeteni shtatzënë. Gjeni se çfarë tjetër mund të bëni paraprakisht në mënyrë që t’i jepni foshnjës tuaj një start të shëndetshëm.

Kuptoni se kur e keni ovulacionin

Sekreti më i madh i të mbeturit shpejt shtatzënë është që të dini se kur e keni ovulacion-in (çlirimin e një veze nga vezorja tuaj). Mendoni për vezën si për një objektiv dhe për spermatozoidin si për një shigjetë. Shigjeta të godasë në shenjë që ju të mbeteni shtatzënë.

Meqenëse shumica e grave çlirojnë një vezë në çdo cikël menstrual, janë vetëm pak ditë gjatë ciklit kur seksi në fakt mund të çojë në shtatzëni. Të diturit e kohës kur ju keni ovulacionin do të thotë që ju dhe partneri e keni identifikuar objektivin dhe pastaj ta merrni shenjë atë, në vend që thjesht që qëlloni me një tufë shigjetash dhe të shpresoni që objektivi të jetë diku atje. Ju mund ta kuptoni se kur e keni ovulacionin duke përdorur disa metoda të ndryshme.

Në qoftë se keni perioda të çrregullta gjatë disa muajve, përcaktimi i kohës së ovulacionit mund të jetë i vështirë. Kërkoni ndihmën e mjekut.

Ngarkohuni me punë në kohën e duhur

Pasi të mësoni se kur veza juaj do të çlirohet nga vezoret, ju mund të planifikoni të keni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve tuaja më pjellore: tre ditë para ovulacionit deri në ditën e ovulacionit. (Fillimi më herët nuk mund të dëmtojë, disa gra kanë mbetur shtatzënë nga marrëdhënie seksuale të kryera gjashtë ditë para ditës së ovulacionit).

Pasi të mësoni se kur veza juaj do të çlirohet nga vezoret, ju keni në dispozicion disa ditë për seks me qëllim mbetjen shtatzënë sepse sperma mund të mbijetojë për 5-6 ditë në trupin tuaj (veza mbijeton vetëm një ditë). Kjo do të thotë që në qoftë se ju keni kryer marrëdhënie seksuale të hënën, sperma mund të mbijetojë në tubat tuaj fallopianë (tubat uterine) duke pritur që një vezë të vijë nga vezoret deri rreth ditës së enjte, apo ndoshta edhe më vonë deri të dielën.

Nëse nuk jeni e sigurt se kur do të jenë ditët më pjellore gjatë menstruacione-ve, atëherë, këtu do të gjeni një rregull praktik. Qëlloni çdo dy ditë. Pasja e marrëdhënieve seksuale kaq shpesh do të thotë që do të keni çdo ditë spermë të shëndetshme që pret në tubat tuaj fallopianë, të gatshme për t’u hedhur në veprim sa herë që çlirohet veza juaj nga vezoret.

(Nëse dëshironi të keni marrëdhënie seksuale më shpesh se çdo dy ditë, në rregull. Kjo nuk do t’ju ndihmojë të mbeteni më shpejt shtatzënë, por nuk ka asnjë të keqe).

Një tjetër marifet: Nëse ju dhe partneri juaj prisni për të pasur marrëdhënie seksuale deri në ditët tuaja më pjellore, sigurohuni që ju nuk e keni kaluar nëpër një kohë të gjatë pa u njomur paraprakisht. Partneri juaj duhet të derdhet të paktën një herë në ditët para periudhës tuaj më pjellore. Nëse ai nuk e bën këtë, mund të ketë një grumbull sperme të vdekur në të kur është koha e duhur dhe sperma e vdekur nuk mund t’ju lërë shtatzënë.

Rrini shtrirë pas marrëdhënies seksuale

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte nëse qëndrimi shtrirë në shpinë pas seksit (për të parandaluar spermën të derdhet jashtë) ndihmon për të rritur shanset që një spermatozoid të arrijë me sukses të fekondojë vezën tuaj.

Tani ka arsye të besohet se qëndrimi horizontal mund të ndihmojë. Në vitin 2009, studiuesit në Amsterdam kanë gjetur se gratë që qëndrojnë shtrirë horizontalisht 15 minuta pas mbjelljes artificiale (futjes së spermës në mitrën e tyre nga mjeku) kishin 50% më shumë gjasa të mbeteshin shtatzënë sesa gratë që ngriheshin menjëherë në këmbë pas kësaj procedure.

Ndërsa nuk mund të jemi të sigurt që e njëjta gjë është e vërtetë për një marrëdhënie seksuale, ky studim tregon se të qëndruarit shtrirë për një grimë pas seksit mund të ndihmojë spermën e partnerit tuaj të bashkohet me vezën. Sidoqoftë, nuk keni asnjë dëm po ta provoni.

Kënaquni me procesin

Nëse nxitoni të mbeteni shtatzënë, mund të ndjeheni në ankth lidhur me këtë. Ndërsa kjo është krejtësisht normale, në të vërtetë ju do të keni një shans më të mirë për të mbetur shtatzënë në qoftë se ju nuk jeni të stresuar. Hipotalam – gjëndra në tru e cila normon hormonet e ovulacionit nuk funksionon dhe aq mirë kur jeni nën stres, gjë që do të thotë se mund ta keni ovulacionin më vonë se zakonisht apo të mos keni fare ovulacion gjatë atij cikli.

Pra, bëni çdo gjë që mundeni për t’u kënaqur gjatë procesit të mbetjes shtatzënë. Të kënaqesh me jetën seksuale (në vend të një qasje “më duhet të mbetem shtatzënë), natyrisht që i shton shanset për të patur sukses. Dhe kini parasysh, asnjë pozicion i seksit nuk është më i mirë se të tjerët për të mbetur shtatzënë.

Përgatisni terrenin për shumë spermë

Spermatozoidet kanë efikasitetin më të mirë për të fekonduar një vezë kur ato janë të shëndetshme, të fuqishme dhe me shumicë. Disa gjëra do ta ndihmojnë partnerin tuaj që ta kenë rezervën e tyre të spermës në pozita luftarake:

-Reduktoni sasinë e alkool-it (studimet kanë treguar se përdorimi i përditshëm i alkoolit mund ta reduktojë nivelet e testosteron-it dhe sasinë e spermës si edhe të shtojë numrin e spermatozoideve jo normale);

-Jo duhan dhe drogë (ato mund të shkaktojnë funksionim të dobët të spermës);

-Ushqehuni mjaftueshëm me disa ushqime të rëndësishme për shëndetin tuaj, si zink, acid folik, kalcium, vitamina C dhe vitamina D, kjo ndihmon në krijimin e një sperme energjike, të fortë dhe me sasi të madhe;

-Shmangni vaskat e nxehta, saunat dhe banjat me ujë të nxehtë, sepse nxehtësia i shkatërron spermatozoidet.

Sa më shpejt ju dhe partneri juaj mund t’i bëjë këto ndryshime aq më mirë. Sperma kërkon njëfarë kohe të krijohet, kështu që përmirësimet e bëra sot mund të japin kampione më të mira të spermës pas nja tre muajsh.

Përgatiteni trupin tuaj

Ju jeni më shumë shanse të keni një shtatzëni të suksesshme nëse trupi juaj është gati për këtë. Për të gjetur nëse ju jeni në formë për të mbartur një foshnjë dhe për të mësuar se çfarë ndryshimesh ju ndihmojnë, planifikoni një kontroll tek mjeku apo mamia juaj. Mund të mos keni mundësi ta bëni këtë menjëherë, por ndërmerrini këto hapa sa më shpejt që mundeni sepse kjo do t’ju ndihmojë që në planin afatgjatë të mbeteni shtatzënë sa më shpejt.

Ndërkohë, ndërpriteni alkoolin, drogat dhe duhanin sepse këto ndikojnë në pjellorinë tuaj, për të mos përmendur që janë të dëmshme edhe për një fetus. Mendoni edhe për të ndërprerë marrjen e kafeinë-s, marrja e më shumë se një filxhani kafe në ditë lidhet me një shans më të pakët për të mbetur shtatzënë.

Sa kohë duhet të përpiqeni para se të kërkoni ndihmë

Nëse doni të mbeteni shtatzënë në mënyrë natyrale, kjo është e mundshme të ndodhë brenda tre muajve të parë. Afërsisht 6 nga 10 çifte kanë ngjizur foshnjën në këtë periudhë.

Pas kësaj, sa kohë ju duhet të kalojë para se të kërkoni ndihmë nga një specialisti pjellorisë, kjo varet në masë të madhe nga mosha. Pjelloria bie me kalimin e moshës pra në qoftë se jeni mbi 40 vjeç, duhet të kërkoni ndihmë menjëherë nga një ekspert. Nëse jeni 35 deri 40 vjeç, bisedoni me një specialist, pasi të keni provuar gjashtë muaj pa rezultat. Dhe nëse jeni nën 35 vjeç, ndoshta është në rregull të duroni duke u përpjekur edhe një vit para se të kërkoni ndihmë.

Sigurisht, nëse keni arsye të dyshoni për ndonjë problem të lidhur me pjellorinë tuaj apo të partnerit, vizitohuni sa më shpejt, nuk ka arsye të prisni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat