Çfarë ndodh me trupin tuaj 10 orë pasi lyeni thonjtë me manikyr?!

Life style

Çfarë ndodh me trupin tuaj 10 orë pasi lyeni thonjtë me manikyr?!

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 22:25
Ilustrim

Siç është bërë e ditur tashmë, manikyri duhet të përdoret sa më rrallë. E keni vënë re të gjitha që pas një përdorimi të gjatë, thonjtë do t’ju thahen dhe do të marrin ngjyrë të verdhë. Mirëpo, ky aksesor i kozmetikës shkakton shumë më shumë dëme se ato që shohim. Rreziku i manikyrit qëndron te disa prej substancave toksike me të cilat përbëhet. Disa prej tyre janë këto që po ju tregojmë më poshtë:

Toulene: është një tretës qëu jep thonjve shkëlqim dhe ruan pigmentin. Toulene mund të ndikojë në sistemin qendror nervor dhe të shkaktojë çrregullime, dhembje koke, gjendje pafuqie dhe të përziera. Këto janë disa nga pasojat e kësaj substance të manikyrit.

Formaldehyde: është gaz pa ngjyrë që ndihmon fortësinë dhe qendrueshmërinë e manikyrit. Nëse jeni alergjike, kontakti me këtë substancë mund të shkaktojë dermatrit dhe diegje kimike. Në shumë raste, mund të shkaktoj edhe takikardi.

Dibutyl Phthalate përdoret si aromë. Prania e këtij komponenti të rrezikshëm mund të shkaktojë sëmundje gjenekologjike dhe çrregullime të aparatit të frymëmarrjes.

Vendosni vetë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat