Femra në karrierë. Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin

Life style

Femra në karrierë. Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:26
Ilustrim

Zhgënjimi dhe ngritja në detyrë

Problemi: Posti, që kaq kohë pritët me padurim dhe për të cilën punuat kaq shumë si përfundim iu dha koleges juaj. Të ardhurat vjetore janë të njëjta, të paktën për dy vitet e fundit dhe ëndrrat që keni bërë nuk mund t’iu realizohet.

Zgjidhja: Në duart tuaja është që të mos keni panik, nuk është se mosha ju ka kaluar dhe po ju afron pensioni dhe nuk keni asnjë mundësi. Mbi të gjitha duhet të dini se që të jeni të suksesshme duhet të kërkoni me çdo mënyrë atë që meritoni, sepse asnjë gjë nuk ju dhurohet pa këmbënguljen tuaj.

Kërkoni një takim me drejtorin e firmës ose me punëdhënësin dhe bisedoni me të për kërkesat tuaja me ton të ulët dhe tepër të sjellshëm, i kujtoni të gjitha shërbimet dhe përpjekjet që i keni për të ecur përpara.

Në qoftë se përgjigjja është negative përpiquni të mësoni nëse në të ardhmen e afërt ekziston një mundësi e tillë dhe çfarë duhet të bëni për ta realizuar.

Në qoftë se pas kësaj bisede nuk shikoni asnjë mundësi për vendin e dëshiruar, atëherë kërkoni menjëherë një vend tjetër pune me perspektivat, që ju dëshironi.

Pa punë

Problemi: Ndërkohë, që ngjarjet rrjedhin si zakonisht, punëdhënësi juaj ju deklaron se do bëjë shkurtime në punë. Fatkeqësisht në listën e shkurtimeve jeni edhe ju. Ky deklarim i papritur ju vendos në një udhëkryq duke menduar se keni shpenzime dhe llogari të shumta për të paguar.

Zgjidhja: Mos e lëshoni veten. Duke menduar, që rrogën nuk e keni më, morali juaj bie dhe ju lindin një sërë problemesh që rrjedhin nga faktorët ekonomikë. Mundohuni të ngushëlloheni edhe ju dhe mos u dorëzoni.

Në fillim sigurohuni që do merrni gjithë detyrimet nga puna dhe më pas shfrytëzoni gjithë njohjet tuaja, gazetën për vende pune, etj. Përgatisni një biografi, në mënyrë cilësore, duke theksuar eksperiencën në punë. Dhe të jeni e sigurt se shumë shpejt do gjeni një vend pune. Duhet, që gjithmonë morali juaj të jetë lart. Me optimizëm dhe durim do ja arrini çdo qëllimi.

Ndarja ndikoi në punën time

Problemi: Ndaheni me të dashurin tuaj pas një lidhje të gjatë, pavarësisht se teorikisht e keni pranuar dhe ju këtë ndarje, përsëri nuk ndiheni mirë. Jeni vetëm dhe mendoni se si do mund të filloni nga e para. Mendime të ndryshme lodhin mendjen tuaj: “Po sikur të mos e kisha lënduar atë?”, “Po sikur lidhja e ardhshme të jetë e pasuksesshme?”, “Sikur t’i jap edhe një mundësi tjetër?”. Jeni tepër e pa përqendruar në punë dhe si rrjedhojë rendimenti juaj është tepër i ulët.

Zgjidhja: Mbi të gjitha qetësohuni. Mundohuni t’i bëni tërheqëse veprimtaritë e tjera të jetës dhe hiqeni mendjen nga ato, që ndodhën. Në punë përkundrazi tregohuni më aktive. Mundohuni t’i jepni një ton më rinor veshjes dhe tualetit tuaj. Më aktive në shoqëritë tuaja. Mos u ndruani. Është koha t’i telefononi miqve të vjetër. Një udhëtim i shkurtër do ishte tepër i domosdoshëm dhe do t’ju çlodhte shumë.

Me parullën “Jeto çdo ditë si të ishte dita e fundit e jetës” hidhni poshtë depresioni, stresin dhe mendo se jeta të përket vetëm ty dhe ti e drejton atë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat