Kërkoni partner online, kujdes nga këto pesë kurthe

Life style

Kërkoni partner online, kujdes nga këto pesë kurthe

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Kërkimi i partnerit online është bërë diçka krejtësisht e zakonshme në botën moderne.

Ka gjithnjë e më shumë prej atyre që mbeten në shtëpi, duke u fshehur pas profileve të plota në kërkim të partnerit për lidhje të shkurtër ose të gjatë.

Por sa do që të duket e lehtë, një mënyrë e tillë e kërkimit të partnerit fsheh shumë kurthe dhe këto janë disa prej tyre që i kanë provuar njerëzit.

Një mashkull ka treguar se si ka njohur një vaze online, ishte dashuruar dhe nisin të jetojnë së bashku. Pas disa javësh, ai zbuloi se e dashura e tij ishte tashmë në lidhje dhe kjo ishte mënyra që partnerin e tij ta bëjë xheloz.

Një vajzë tjetër tregon se kishte njohur mashkullin përmes aplikacionit për njohje, ishte dashuruar deri në vesh, dhe pastaj mori vesh të vërtetën e hidhur. Ai një natë para se të njiheshin, ndërpreu lidhjen me ish-të dashurën dhe i nevojitej dikush që ta harrojë.

Një tjetër mashkull pranoi se kishte njohur të dashurën e tij online, kishin kaluar së bashku gjatë vikendeve, dhe i kishte dhënë shumë dhurata. Ajo pas disa muajve pranoi se ndaj tij nuk ishte ndjenja dhe kur ai kërkoi që t’i kthente paratë që kishte shpenzuar për të, ajo e bllokoi në aplikacione dhe rrjetet shoqërore.

Pasi ishin njohur online dhe biseduan për ide të përgjithshme në punë dhe biznes, një mashkull vendosi të lidhej me vajzën që takoi në rrjete shoqërore. Ai u befasua kur ajo erdhi tek ai së bashku me të dashurin e saj dhe me shpresën se mashkullin të cilin e njohu në internet do të investonte në punën e saj.

“Për mua krejt kjo ishte biznes, nuk kam kërkuar të dashur”, i ishte përgjigjur ajo “të dashurit” të saj që po e priste në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat