Kujdes vajza! 8 mënyra për të tërhequr vëmendjen e djemve në “Instagram” pa u zhveshur - Bota Sot
Kujdes vajza! 8 mënyra për të tërhequr vëmendjen e djemve në “Instagram” pa u zhveshur

Life style

Kujdes vajza! 8 mënyra për të tërhequr vëmendjen e djemve në “Instagram” pa u zhveshur

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:33
Ilustrim

Është epoka e rrjeteve sociale. Është koha e “Instagram”-it. E për disa kjo do të thotë se të tërheqësh vëmendjen e një personi duhet që të zhveshësh. Por në fakt ka edhe mënyra të tjera.

“Është rraskapitëse ndonjëherë që të fitosh vëmendjen e të tjerëve, por që nuk është vetëm të tregosh trupin nëpër foto ajo që të bën që të kesh sa më shumë ndjekës në “Instagram”, ka thënë një blogere e cila ka hulumtuar rreth këtij rrjeti social.

Ja çfarë duhet që të bëni për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve në “Instagram”:

-Postoni foto të fytyrës suaj – Djemtë duan të shohin nëse je vajzë e bukur apo jo.

-Përdorni një përshkrim të thjeshtë për foton – Mos nisni të gjeni shprehje të thella për ta bashkëngjitur me foton që do të publikoni në “Instagram”. Nëse doni që të merrni vëmendjen e një personi, atëherë ju duhet të gjeni një shprehje të flaktë dhe pa turp. Bëhu kreativ.

-Gjeni një shprehje që të bën të qeshësh – Mos jini shumë serioz. Ndoshta djemve iu pëlqejnë vajzat që janë të qeshura dhe që bëjnë për të qeshur. Djemtë pëlqejnë që të bëjnë një femër të qeshin, por gjithashtu edhe ata duan që ju t’i bëni të qeshni.

-Ndiqni ato – Beni “follow” djemve në “Instagram”, mos hezitoni e të mbani vetëm vajza në profilin tuaj.

– Pëlqeni fotot e tij – Kjo është lëvizja kryesore. Pëlqeni sa më shumë foto të tij, madje edhe ato më të vjetrat. Kjo do të lërë të kuptoni se ju jeni e sigurt dhe e guximshme, që janë cilësi që shumë njerëz i kërkojnë nga një grua. Jeni zonja të guximshme.

-Komentoni në foton e tij – Tani kanë ndryshuar kohërat, prandaj je e guximshme dhe shkruaj ti e para. Mund t’i komentoni te një foto thjesht duke e përshëndetur, por nëse ke guxim mund t’i thuash edhe se sa i lezetshëm është. E sigurisht që atij do t’i bie në sy një gjë e tillë.

-Mos postoni shpesh – Më mirë të postoni diçka të bukur e që bie në sy menjëherë, se sa shumë gjëra që nuk mund të marrin të gjitha vëmendjen e duhur. Djemtë do të lodhen duke parë shumë foto apo video. E nëse postoni nga pak, do të lërë përshtypjen se jeni e zënë me punë dhe nuk jeni shumë e dhënë pas rrjeteve sociale.

-Postoni foto të kafshëve tuaja shtëpiake – Besojeni apo jo, djemve u pëlqejnë macet apo qentë më shumë sesa vajzave. E nëse postoni një foto me to, ata sigurisht që do e vënë re e madje mund edhe të komentojnë. Po, përdorni kafshët që të lini një takim me personin që ju doni. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera