Hoqi dorë një javë nga rrjetet sociale, por mësoni se ç’ndodhi me të

Life style

Hoqi dorë një javë nga rrjetet sociale, por mësoni se ç’ndodhi me të

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 07:17
Ilustrim

Këtë muaj u inaugurua Scroll-Free September, një kampanjë kjo e nisur nga Shëndeti Publik i Shoqërisë Mbretërore në Britani të Madhe, që i inkurajon njerëzit të heqin dorë nga mediat sociale për 30 ditë.

Sipas një studimi të fundit, katër nga 10 persona të moshës 15-24 ndjehen sikur nuk mund të jetojnë pa mediat sociale.

Hulumtimet e mëtejme kanë gjetur që një çerek i grave në të 30-tat e kontrollojnë telefonin mbi 200 herë në ditë.

Megjithatë, sipas një artikulli të Rachel Hosie të publikuar në The Independent, ajo thotë që largimi nga mediat sociale nuk është se ka bërë ndonjë diferencë të madhe.

Kjo pasi që sipas saj, ndonëse produktiviteti i ishte rritur, ajo ndjehej sikur nuk mund të rronte pa pasur qasje në rrjete sociale. Ajo vijoi gjatë artikullit që t’i përshkruajë shtatë ditët pa Instagram e Facebook dhe ecurinë e tyre, dhe në fund konkludoi se çka e bezdiste atë më shumë ishte të qenit larg rrjeteve sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat