Studimi: Personat inteligjentë bien të flenë vonë dhe shajnë rëndë - Bota Sot
Studimi: Personat inteligjentë bien të flenë vonë dhe shajnë rëndë

Life style

Studimi: Personat inteligjentë bien të flenë vonë dhe shajnë rëndë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Personat inteligjentë priren që të jenë shumë të çrregullt, të bien të flenë vonë dhe të shajnë më shumë. Është kjo ajo që është zbuluar në tre studime të ndryshme, bazuar në sjelljet e personave me nivel inteligjence mbi mesataren.

Studimi i parë ka zbuluar se personat inteligjent, përgjithësisht janë më të çrregullt.

Studiuesit amerikanë të Universitetit të Minnesota, në vitin 2013, kishin konstatuar një lidhje mes mendjeve gjeniale dhe një tavoline pune të çrregullt. Studimi i publikuar në PsychologicalScience.com, bazohet në dy përfundime thelbësore: mos rregullimi i tavolinës mund të jetë i lidhur me dembelizmin por edhe me mungesën e kohës dhe se çrregullsia stimulon krijimtarinë.

Një tjetër zbulim ka të bëjë me oraret, personat më inteligjentë, përgjithësisht bien të flenë vonë dhe nuk zgjohen herët. Ky fakt mbështet nga një studim i psikologut japonez Satoshi Kanazaëa, i botuar në revistën shkencore “Psychology Today”.

Mes personave me nivel të lartë inteligjence të cilët nuk e kanë fshehur se rrinë natën zgjuar deri vonë, janë Charles Darwin, Winston Churchill, Elvis Presley, Keith Richards dhe Barack Obama.

Edhe më i çuditshëm duket të jetë përfundimi i një studimi të dy studiuesve amerikan i publikuar në “Science Direct”, ku rezultoi se personat më inteligjentë, janë dhe ata që priren të shajnë më shumë me fjalë të pista.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...