Si t’i “detyroni” fëmijët që t’ju ndihmojnë

Life style

Si t’i “detyroni” fëmijët që t’ju ndihmojnë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 18:11
Ilustrim

Një ndër mënyrat më të mira që t’i mësojmë fëmijët që diçka të punojnë është ajo që do t’ua mbushni mendjen që t’ju ndihmojnë në punë të caktuara, të cilat janë në harmoni me moshën e tyre.

Mirëpo, kjo nuk është përherë e lehtë, por ekziston mënyra që të binden lehtë.

Ajo që fëmijën e quani “ndihmës i vogël i nënës/babait” mund t’i bëjë më shumë dëm se dobi, ka treguar studimi më i ri.

Edhe pse kjo në shikim të parë duket shumë pozitive, psikologët kanë zbuluar që kjo në të vërtetë i bën fëmijët që të refuzojnë, përkatësisht që të jenë shanse të vogla që fëmijët të ndihmojnë në diçka që e konsiderojnë detyrë të rëndë.

Studimi i ri ka treguar që është shumë më efikase që thjesht t’i pyesni fëmijët për ndihmë, sepse kështu i inkurajoni që të vazhdojnë t’ju ndihmojnë çdo ditë, madje edhe nëse ndonjë punë u duket e rëndë.

Me siguri dallimi është vetëm në fjalë – theksojnë psikologët që fëmijët më mirë reagojnë ndaj fjalëve të cilat ftojnë për aksion (a mund t’i ndihmosh nënës?), sesa konstruksioni i tipit “A mund të bëhesh ndihmës imi”.

Hulumtimi i ri tregon se si gjërat suptile gjuhësore mund të ndikojnë në sjelljen e fëmijës, në mënyrat të cilat më parë nuk i kemi kuptuar.

“Përdorimi i fjalëve kur flitet për sjelljen e fëmijës, si p.sh. “a mund të ndihmosh”, i bën më të vendosur që të ndihmojnë, sesa kur përdoren fjalët me të cilët u flitet për të njëjtën gjë – “a mund të bëhesh ndihmës”, thotë autorja e studimit, profesoresha Marjorie Rhodes.

Ky hulumtim ka treguar që kur fëmijët pranojnë të bëhen “ndihmës” , shumë lehtë heqin dorë nëse hasin në pengesë, derisa janë shumë të vendosur të kryejnë detyrën kur i thoni të “ndihmojnë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat