Femra Peshore; tiparet e më të vendosurës së horoskopit

Life style

Femra Peshore; tiparet e më të vendosurës së horoskopit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 06:25
Ilustrim

Peshorja është tipi më i vendosur i zodiakut. Nuk ka mendjemadhësinë e Luaneshës, as nuk ndihet seksualisht më e mira si femra e Akrepit. I ka të gjitha të barazpeshuara, por të mbush me respekt dhe vlerësim.

Zakonisht është e arrirë profesionalisht, shumë e mirë në ato që bën, ka pak shoqe, por të mira dhe është e pëlqyer nga populli. Si nënë nuk është e ashpër. Është e drejtë dhe kërkuese.

Meshkujt disa herë e kanë frikë, por në fund e admirojnë. I afrohen me druajtje dhe duan të krijojnë lidhje afatgjata me të.

Është e përkushtuar në familje, por pa lënë pas dore karrierën. Me një Peshore do të ndihesh se ke në krah një grua cilësore dhe të sjellshme edhe pse ka disa teka ,të cilat ajo vetë nuk i kupton, ndërsa të tjerët i përqafojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat