Për të mbetur shtatzënë, bëni seks dy herë brenda nate – sperma e mashkullit është shumë më e fuqishme herën e dytë

Life style

Për të mbetur shtatzënë, bëni seks dy herë brenda nate – sperma e mashkullit është shumë më e fuqishme herën e dytë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:23
Ilustrim

Çiftet që përpiqen të mbesin shtatzënë, mund ta kenë shumë më të lehtë këtë nëse bëjnë seks dy herë brenda nate.

Shkencëtarët kanë zbuluar se sperma që mblidhet tri orë pasi një mashkull të ketë ejakuluar njëherë, noton më shpejt dhe është shumë më e prirë të ngjizet në vezë.

Ky zbulim e ka kundërshtar mitin e kahershëm që thotë se mashkullit i duhen mes 24 dhe 36 orëve për t’u “mbushur” pasi të ketë ejakuluar herën e parë.

Sipas të dhënave zyrtare, 11% e femrave dhe 9% e meshkujve kanë probleme me pjellori në SHBA, ndërkaq një në shtatë çifte kanë probleme të mbesin shtatzënë në Mbretërinë e Bashkuar.

Autorët e këtij studimi kanë thënë se në herën e dytë të ejakulimit, sperma ka numër më të madh të proteinave që e shpejtojnë lëvizjen e spermatozoideve.

Vlen të ceket se rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën ‘Molecular & Cellular Proteomics”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat