Arsyeja e saktë përse disa meshkuj janë beqarë të përbetuar

Life style

Arsyeja e saktë përse disa meshkuj janë beqarë të përbetuar

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 07:50
Ilustrim

Edhe pse thuhet se frikësohen nga lidhja emocionale, shkencëtarët thonë që kjo nuk ka lidhje me të vërtetën.

Meqenëse shkencëtarët theksojnë arsyen përse disa meshkuj nuk martohen, mu sikur Leonardo Di Caprio, qëndron në kodin gjenetik.

Edhe pse meshkujt e pamposhtur ngadalë bëhen legjendë, në çdo shoqëri ka ndonjë personazh të këndshëm të cilin shumë femra kanë provuar t’i bëjnë për vete, mirëpo asnjërës nuk i ka shkuar për dore, pa marrë parasysh sa të bukura dhe inteligjente kanë qenë.

Shpejt meshkujt e tillë arrijnë reputacionin e beqarit të papërgjegjshëm dhe të përhershëm, ndërkaq u përshkruhet frika nga lidhja emocionale. Megjithatë, shkencëtarët suedezë thonë që kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me karakterin, por me gjenet.

Siç thonë shkencëtarët, fjala është për një variacion gjeni “vazopresin”, i cili është përgjegjës për lidhjet emocionale i shënuar me numrin RS3334.

Meshkujt të cilët i kanë dy kopje të këtij gjeni më shpesh mbeten të pamartuar, për dallim nga meshkujt të cilët këtë gjen nuk e kanë apo e kanë vetëm në një ekzemplar.

Tani kur edhe shkenca ka dëshmuar të pasqaruarën, besojmë që femrat do ta kenë më lehtë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat