Veprime të thjeshta për të përmirësuar pamjen tuaj

Life style

Veprime të thjeshta për të përmirësuar pamjen tuaj

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 21:39
Jenan Taylor na tregon disa këshilla për të përmirësuar pamjen tuaj.

Shpesh janë veprimet e thjeshta të kujdesit të përditshëm dhe pranimi i vetvetes që na bëjnë të ndihemi më të bukur si nga pamje e jashtme edhe nga ana shpirtërore.

Jenan Taylor na tregon disa këshilla për të përmirësuar pamjen tuaj.

Qëndro dhe lëviz

Qëndrimi ulur është një kërcënim real sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Harvardit. Mundohuni që çdo një orë të lëvizni, nuk ka të bëjë me shëndetin tuaj të përgjithshëm, por qëndrimi ulur për një kohë të gjatë çon në krijimin e obezitetit, diabetit dhe krijimin e shëndetit tek beli.

Tregohuni të mirë me këmbët tuaja

Tegohuni të kujdesshme dhe dashamirëse me to. Bëjini shpesh masazh dhe trajtojini tek estetistja.

Hani në mënyrë të shëndetshme

Në qoftë se ju nuk keni mjaftueshëm yndyra të shëndetshme, lëkura juaj do të fillojë të mos ketë shkëlqim. Një nga yndyrat më të mira është omega 3. Ajo gjendet tek avokado.

Dhëmbët

Dëshironi të qeshni pafund por keni frikë nga shenjat e kafes ose verës në dhëmbët tuaj? Merrni disa luleshtrydhe dhe fërkoni dhëmbët me to. Ju do të keni një aromë të freskët goje dhe dhëmbë të zbardhur, falë enzimave që përmbajnë luleshtrydhet. Për një rezultat më të mirë, bashkoni pak sodë buke me një luleshtrydhe dhe shtypini bashkë. Masën aplikojeni tek dhëmbët si pastë dhëmbësh dhe më pas shpëlajeni.

Synoni për atë që ju dëshironi

Që një femër të ndryshojë gjendjen e saj të humorit duhet fillimisht të ndryshojë mendim për atë çka është e mundur, shprehet Dr Christiane Northup. ‘’….kjo kërkon disiplinë dhe këmbëngulje’’. Vanessa Smith sugjeron: ‘’zgjohuni dhe merrni frymë thellësisht dhe më pas nxirreni ajrin jashtë me një buzëqeshje në fytyrë. Mbi një gotë të gjatë me ujë dhe limon, merrni 5 minuta kohë dhe mendoni gjithçka për të cilën duhet të jeni mirënjohës sot- miqtë, familjen, shëndetin- dhe më pas pijeni atë. Jini të sigurt që dita do të nisë më mirë kështu.’’

Dhuroni diçka të bërë vetë

Ka diçka që ju nxjerr nga gjindja e trishtimit kur dhuroni diçka. Dhe përse të mos i dhuroni buzëqeshje dikujt duke i dhuruar një produkt natyral të bërë vetë. Mund të jetë një furçë druri për larjen e trupit dhe një scrub i përgatitur në kushte shtëpie ose një qiri i realizuar vetë.

Dashuroni fytyrën tuaj

Mësoni të vlerësoni strukturën e fytyrës tuaj dhe bëni di?ka ndryshe për lëkurën duke e masazhuar atë. Bashkoni disa pika vaj ulliri me sheqer dhe me ndihmën e gishtave masazhoni fytyrën. Pas këtij procesi do të ndiheni më e relaksuar dhe e bukur.

Pini ujë

Uji është një detoksifikues i mrekullueshëm, pastron organet dhe hidraton, i jep shkëlqim lëkurës. Nëse jeni të mërzitur me shijen e ujit atëherë shtoni disa feta me fruta për t’i dhënë një shije tjetër.

Gjeni diçka për të admiruar tek vetja

Studimet që përdorin teknologjinë e ndjekjes së syrit kanë treguar se njerëzit janë të pakënaqur me pamjen e tyre kur shihen në pasqyrë. Në vend të kësaj, çojeni shikimin tek një tipar që ju pëlqen dhe buzëqeshni. Vazhdoni t’i thoni vetes se ju e dashuroni çdo pjesë të trupit tuaj dhe ajo ka një qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat