Është zbuluar se cili është sekreti i lidhjes së gjatë dhe të lumtur

Life style

Është zbuluar se cili është sekreti i lidhjes së gjatë dhe të lumtur

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Mbase kundërshtitë joshin, mirëpo si duket kjo nuk është edhe aq ideale për lidhje të gjatë dhe stabile, së paku nëse u besojmë rezultateve të një hulumtimi të bërë kohë më parë.

E kundërta e asaj që kemi menduar:

Sipas analizës së “eHarmony’s Compatibility Matching System”, sekreti i lidhjes së gjatë dhe të lumtur fshihet në ngjashmëritë e partnerëve.

Hulumtuesit konstatojnë që kundërshtitë vërtet janë tërheqëse, mirëpo pothuajse nuk kanë kurrfarë shansi për të qenë bashkë, kur është fjala për periudhë të gjatë kohore.

Çiftet që kanë pasur pikëpamje të ngjashme ndaj botës kanë pasur shans më të madh që të qëndrojnë bashkë. Ndërkaq ato çifte me qëndrime të kundërta janë grindur shpesh, gjë që ka pasur ndikim negativ në cilësinë e lidhjes së tyre.

Prandaj, nëse dëshironi lidhje të mirë dhe të lumtur, kërkoni partnerin i cili është i ngjashëm me ju, sepse vetëm ajo lidhje ka shanse serioze që të jetë e gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat