Mendo për vete, që të jesh më i lumtur

Life style

Mendo për vete, që të jesh më i lumtur

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 09:03
Ilustrim

Nëse ka një gjë që duam të gjithë, është të jemi të lumtur.

Por ndonjëherë lumturia mund të jetë e vështirë për t’u arritur, sidomos në një shoqëri ku ende ekziston një lloj “paragjykimi” për njerëzit që mendojnë për vete, kujdesen më shumë për vete dhe nuk ndikohen nga rrethi.

Kjo assesi nuk është egoizëm, individualizimi i nevojitet njeriut që të arrijë qëllimet në jetë dhe të ndjehet më i plotësuar. Natyrisht asnjëherë nuk përjashtohen raportet me të tjerët për një jetë më të lumtur, mirëpo nuk mund të keni marrëdhënie të shëndosha me të tjerët, pa qenë në raport të mirë dhe të shëndetshëm me veten tuaj dhe shëndetin mental.

Mendon për jetën tënde

Nëse diçka vazhdimisht të ul poshtë, qoftë puna ose një mik, atëherë është koha të marrësh disa vendime të vështira. Në mënyrë që të jesh i lumtur, duhet të shikosh vazhdimisht jetën tënde dhe t’i lësh gjërat që të bëjnë të pakënaqur dhe të tërheqin pas. Procesi i braktisjes mund të sjellë pakënaqësi, por kalon shpejt. Sepse në fund, do të jesh shumë më i lumtur.

Edhe diçka aq e thjeshtë, sa të zgjohesh herët në mëngjes mund të bëjë të ndihesh më mirë. Studimet tregojnë se ata që zgjohen shpejt janë më të motivuar, të fokusuar dhe kanë shëndet mendor më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat