Modeli i flokëve ”Glass”, trendi i vjeshtës 2018-të

Life style

Modeli i flokëve ”Glass”, trendi i vjeshtës 2018-të

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 16:13
Modeli i flokëve ”Glass”

Derisa po lëm pas ditët dhe verën e nxehtë të 2018-të, me të po braktisim dhe trendin e flokëve veror po ashtu. Sipas stilistit të yjeve të njohur botëror, Chris Appleton, tashmë ka një tendencë të re të dukjes së flokëve për vjeshtën 2018-të.

Ai thekson se një hulumtim në rrjetet sociale, dëshmon se trendi më i ri i flokëve është ai i quajtur ‘Glass hair’ (Flokët e qelqta).

Kjo prerje e mprehtë kërkon që të prini të gjitha bishtat e djegur, të hiqni shkallëzimin e t’i prisni flokët deri në gjatësinë e shpatullave. Kjo, nuk ka të bëjë fare me qelqin, por më tepër një prerje e mprehtë që është e dizajnuar për t’u dukur flokët në mënyrë të përkryer të lëmuar, të butë dhe me shkëlqim – që i ngjan cilësive reflektuese të materialit të xhamit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat