Si ta gëzosh femrën për vetëm disa sekonda

Life style

Si ta gëzosh femrën për vetëm disa sekonda

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 19:45
Ilustrim

Meshkujt e vërtetë kurrë nuk heqin dorë nga joshja e bashkëshortes së vet, madje edhe kur janë së bashku me vite të tëra. Angazhimin të cilin e bëjnë për ta joshur nuk duhet të jetë patjetër të jetë i madh.

Ndoshta i do të mendoni se si tani ky mision është i pamundshëm, mirëpo në të vërtetë për diçka të tillë nuk është nevojshëm angazhim i madh.

Porosia me zë

Në vend të përdorimit të gishtave për të dërguar SMS, porosinë me zërin tuaj dërgojani nëpërmjet postës me fjalë apo nëpërmjet sekretares telefonike. Përveç që do të jetë një fakt simpatik që jeni angazhuar, do ta bëni të gëzohet dhe të ndihet sikur të jeni bashkë me të.

Dërgojani taksinë

Befasojeni dhe dërgojani një taksi me të cilën do të vijë drejtpërdrejt tek ju. Besojmë se një gjë e këtillë do t’ju shpërblehet mirë.

Dërgoni porosi sekrete

“Vidhjani” bashkëshortes suaj celularin dhe shpejt e shpejt krijoni një përkujtues i cili do t’i cingërojë kur nuk do të jeni afër saj. Në porosi kur t’i cingërojë alarmi le të jetë e shkruar që po ju mungon, që është e bukur, – me siguri do të përjetojë një ditë të bukur.

Dërgoni lule

Në filma diçka e këtillë gjithmonë ndodh, ndërkaq në realitet shumë rrallë. Bëhuni i veçantë dhe dërgoni së dashurës suaj lule në punë apo në adresë të shtëpisë.

Lavdërojeni

Thoni që ka lëkurë shumë të bukur, sy shumë të bukur, gjoks… dhe thjesht lavdërojeni mënyrën në të cilën punon diçka. Askush nuk është imun ndaj komplimenteve, përkundrazi çdo person kënaqet me to. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat