Gabimet që nuk lejohen: Kështu askush nuk bën të vishet në vendin e punës!

Life style

Gabimet që nuk lejohen: Kështu askush nuk bën të vishet në vendin e punës!

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:19
Ilustrim

Meqenëse është aq e rëndësishme përshtypja e parë, kini kujdes si visheni në punë.

Femrat të cilat kujdesen për dukjen e tyre dhe nuk kujdesen se çfarë do të veshin në punë, rrallëkush do t’i konsiderojë të suksesshme dhe të rëndësishme. Nga ana tjetër, zgjedhja e mençur e modës shpesh mund t’ju çojë larg.

Këto janë veshjet të cilat duhet të mbani vetëm kur keni kohë të lirë:

Atletet

Arma sekrete e stilit të femrave të suksesshme janë këpucët klasike dhe ato me taka, mirëpo, përveçqë nuk barten atlete dhe nuk barten as modelet trendi riskante, siç janë pantoflat e lëkurta.

Veshjet e parehatshme

Gjithashtu, veshjet tepër të ngushta dhe rrobat të cilat duhet patjetër vazhdimisht t’i përmirësoni nuk janë në listën e veshjeve të femrave afariste të suksesshme. Veshjet nuk bën t’ju shpërqendrojnë në punë, ndërkaq në veshje të parehatshme edhe vetëbesimi do t’ju bjerë, gjë që do të ndikojnë negativisht edhe në punën të cilën e ushtroni.

Këpucët e reja

Këpucët të cilat sapo i keni blerë apo ende nuk keni arritur që t’i mbathni mund t’ju shkaktojnë kallo gjatë ditës së punës, t’ju prishin humorin dhe gjithë vëmendjen ta orientoni te dhembjet. Këpucët e reja më mirë provoni gjatë kohës së lirë dhe kaloni me to disa orë që të shihni se a janë të rehatshme për t’i mbathur.

Veshjet sportive

Siç tregon edhe emri i tyre, veshjet e këtilla janë të rezervuara për sport. Geteve, tutave dhe fanellave me kapelë në zyrë nuk e kanë vendin dhe askush nuk do t’ju trajtojë si femër të suksesshme nëse vazhdimisht vishni veshje të tilla.

Veshjet provokuese

Kur keni kohë të lirë lirisht vishni dekolte të thellë dhe fustane të shkurtra, mirëpo në punë me rroba të tilla do të lini përshtypje të gabueshme. Gjithashtu mund t’i pengoni kolegët në punë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat