Është normale që fëmija 2 vjeç të mos urinojë prej 6 orësh, çfarë tregon kjo gjë për shëndetin e tij

Life style

Është normale që fëmija 2 vjeç të mos urinojë prej 6 orësh, çfarë tregon kjo gjë për shëndetin e tij

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 06:31
Ilustrim

Djali im 18 muajsh nuk ka urinuar për 6 orë, a është normale? A mund të ketë ndonjë problem edhe pse duket mirë?Është normale që një nënë të shqetësohet nëse fëmija kalon 6 orë pa urinuar gjatë ditës, ndërsa gjatë natës nëse nuk ushqehet kjo kohë pa urinuar nuk duhet të përbëjë shqetësim.

Udhëzimi i përgjithshëm për foshnjat më të mëdhenj se një vjeç është se mosurinimi për 12 orë është një shenjë e dehidratimit, ndërsa për foshnjat më të vegjël se aq, 6 orë me një pelenë të thatë është një shenjë e dehidratimit.

Prandaj, nëse i referoheni udhëzimeve mjekësore, fëmija juaj nuk ka ndonjë problem sepse është 18 mujash dhe ka kaluar vetëm 6 orë pa urinuar. Megjithatë, prindërit i njohin më mirë se kushdo fëmijët e tyre dhe i dallojnë kur ndryshimet tek ata janë shumë të mëdhaja.

Disa gjëra që duhen marrë parasysh, për të vlerësuar situatën:

A ka ngrënë dhe pirë si zakonisht gjatë këtyre orëve?
Kur ka urinuar, a ishte urina me ngjyrë të zbardhur dhe me një erë të butë? Nëse urina duket më e koncentruar, e errët dhe me erë të mprehtë, atëherë djali juaj thjesht duhet të pijë më shumë ujë.
A tregon ai ndonjë shenjë se po e mban vetë urinën? Ndoshta nuk e bën sepse ka dhimbje po ta bëjë.
A ka temperaturë, ose ndonjë shenjë sëmundjeje, që mund të jetë tregues i një infeksioni të traktit urinar?
Nëse nuk tregon shenja të tjera sëmundjeje, mos u shqetësoni shumë, por ofrojini sa më shumë ujë dhe lëngje.
Nëse fëmija juaj duket i sëmurë, duket se është në ndonjë lloj dhimbjeje, nuk ha apo pi, ka ethe, urinë me erë të keqe ose shenja të gjakut në urinë e tij, kontaktoni me mjekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat