Katër mënyra si t’i ndihmoni fëmijës ta zë gjumi më shpejt

Life style

Katër mënyra si t’i ndihmoni fëmijës ta zë gjumi më shpejt

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 14:17
Ilustrim

Ta inkurajoni fëmijën t’i përmbahet një orari adekuat të gjumi është diçka që më lehtë thuhet sesa që bëhet.

Së fundmi është raportuar se është rritur numri i fëmijëve që vuajnë nga problemet e gjumit si rezultat i përdorimit të rrjeteve sociale para kohës së gjumit.

Ndonëse mund të jetë proces i vështirë largimi i pajisjeve digjitale, ka një numër metodash që prindërit dhe kujdestarët mund t’i përdorin për t’iu ndihmuar fëmijëve të flenë qetë dhe lehtë gjatë natës.

Thoni jo pajisjeve elektronike

Nga të dhënat e mbledhura nga ‘NHS Digital’ dhe të analizuara nga ‘The Guardian’, rezulton se numri i të rinjve nën moshën 16 vjeçare që diagnostikohen me çrregullime të gjumit është rritur në mënyrë drastike përgjatë viteve të fundit.

Një mënyrë se si të rritur mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi është duke u siguruar që fëmijët mos t’i përdorin pajisjet elektronike para se të flenë.

Ndonëse mund t’ju duket si gjë e mençur të qëndroni para televizori apo iPadi para se t’ju merr gjumi, drita e kaltër që lirohet nga ekranet e këtyre pajisjeve mund të ketë ndikim negativ në gjumin e fëmijës, pasi që ka ndikim në nivelet e melatoninës – hormon që e nxitë gjumin.

Duke krijuar një ambient pa pajisje teknologjike 30 minuta para fjetjes, ju mund të ndihmoni në krijimin e kushteve të përshtatshme për të fjetur.

Caktoni një kohë strikte të gjumit

Fëmijët mund ta kenë problem procesin e rënies në gjumë nëse shkojnë të flenë në kohë të ndryshme çdo natë.

Prandaj është e rëndësishme të caktoni një rutinë se kur duhet të bie të flejë dhe kur duhet të zgjohet.

Kujdes çfarë hanë fëmija

Nuk është e këshillueshme për fëmijët të hanë ushqime me sheqer para se të flenë, pasi kjo mund t’iu shkaktojë rritje të niveleve të energjisë.

Sidoqoftë, ushqimet me sheqer nuk janë të vetmet lloje që duhet të shmangen para shtratit.

Sipas ekspertëve, ka pak të vërtetë në mitin se djathi para shtratit mund të shkaktojë ëndrra të pakëndshme.

Ata thonë se ngrënia e djathit para gjumit i rritë shanset për të pasur një ëndërr, rrjedhimisht i rritë edhe shanset për të pasur një ankth.

Një shtrat komod…

Edhe shtrati mund të jetë fajtor sa i përket problemeve me gjumë të fëmijës.

Ekspertët rekomandojnë që t’ia siguroni fëmijës një ambient të përshtatshëm për t’u shtrirë dhe për të fjetur gjatë natës, sepse trupi duhet të jetë rehat në mënyrë që të rritet dhe zhvillohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat