Pesë shenja paralajmëruese që partneri po ju tradhton

Life style

Pesë shenja paralajmëruese që partneri po ju tradhton

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 14:48
Ilustrim

Të qenit i përfshirë në një marrëdhënie, kërkon shumë punë dhe energji, sidomos nëse kjo e fundit është në rrezik dhe ju përpiqeni ta bëni të funksionojë. Kombinimi i dy karaktereve të ndryshme mund të kthehet në një gjëzë në momentin e parë që filloni të dyshoni nëse partneri juaj është i pandershëm.

Ne do t’ju paraqesim 5 mënyra për të zbuluar nëse partneri juaj po ju tradhton apo jo. Është mjaft e vështirë t’i dallosh disa prej shenjave, por, sa më shumë nga detajet e mëposhtme të dalloni dhe te partneri juaj, aq më shumë gjasa ka që ai të jetë një mashtrues.

Ata janë emocionalisht të largët

Kjo është nga ato shenja që janë më të vështira për t’u pranuar se sa për tu dalluar. Të jesh i largët emocionalisht nga personi e të cilin po ndan jetën, mund të ketë efekte shkatërruese  te ju. Kjo gjithashtu mund të degradojë në një përkeqësim të mundshëm të marrëdhënieve. Shkëputja emocionale shpesh ndodh kur partneri është shumë i frikësuar për t’u përballur me problemin dhe për të punuar në zgjidhjen e tij.

Mungesa e seksit ose intimitetit

Intimiteti fizik është një pjesë normale e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe mungesa e saj mund të jetë flamur i kuq për një pabesi të mundshme. Kjo sjellje mund të jetë gjithashtu një shenjë e distancës emocionale, sepse ato janë të lidhura ngushtë.

Nevoja për privatësi

Gjithkush kërkon pak privatësi edhe kur është në një marrëdhënie, dhe është krejtësisht normale. Sidoqoftë, nëse partneri juaj shpesh ju tregon se ju “duhet ta lini  vetëm” ose se “kanë nevojë për kohë për të menduar”, kjo mund të shkaktohet nga diçka shumë më serioze sesa vetëm dëshira për  pak privatësi.

Një qëndrim vetëmbrojtësi të tepruar

Në një marrëdhënie të shëndetshme, të dy partnerët janë të vetëdijshëm për dallimet dhe mangësitë e tyre dhe përpiqen t’i pranojnë ato. Megjithatë, kur një partner bëhet shumë mbrojtës rreth sjelljes së vet dhe pa qenë i hapur për diskutim, ka shumë mundësi që ai ka një problem më të madh por po përpiqet t’i shmanget.

Nuk janë të rregullt nga ana financiare

Financat janë gjithashtu një pjesë shumë e rëndësishme e një marrëdhënieje serioze, dhe të dyja palët duhet ta vënë në dijeni  partnerin për të gjitha hyrje-daljet e parave. Sidoqoftë, nëse partneri juaj fillon të shpenzojë më shumë dhe ata nuk mund ta shpjegojnë atë, ata mund të jenë duke ju mashtruar dhe po përpiqen ta fshehin këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat