Historia e 33-vjeçarit: Gruaja dhe e dashura janë shtatzënë, kam frikë se do më shkatërrohet…

Life style

Historia e 33-vjeçarit: Gruaja dhe e dashura janë shtatzënë, kam frikë se do më shkatërrohet…

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:12
Ilustrim

Jam një burrë 33-vjeçar dhe kam një problem shumë të madh, pas një nate me një femër mora vesh se është shtatzënë.

Kështu e nis letrën e tij 33-vjeçari drejtuar psikologes të “The Sun”, duke i kërkuar një këshillë. Ja çfarë shkruan ai në letër:

Bashkëshortja ime është 30 vjeçe dhe jemi bashkë prej tetë vitesh. Dëshironim shumë një fëmijë dhe nuk po vinte, prandaj unë humba edhe dëshirën për seks.

Një ditë erdhi një grua për të punuar te firma ime gati një vit më parë. Ajo ishte e qartë në gjërat që donte dhe ne nisëm duke flirtuar. Pas një takimi në një lokal përfunduam duke bërë seks, por që të dy pranuam se kjo gjë nuk duhet të ndodhte më.

E kisha harruar këtë histori, kur javën e kaluar më telefonoi duke më thënë se ishte shtatzënë dhe se fëmija ishte i imi. Ndërkohë bashkëshortja ime ngeli shtatzënë përmes IVF dhe unë nuk e di se çfarë të bëj, kam frikë se mos më shkatërrohet martesa.

Përgjigja e psikologes:

E kuptoj shumë mirë situatën tënde. Insisto që të bësh testin e ADN-së. Nëse ai është fëmija yt, atëherë tregohu i sinqertë me gruan tënde dhe shpreso që ajo të vendosë që të vazhdojë martesën tuaj për hir të foshnjës që po prisni së bashku.

E sigurisht nëse fëmija tjetër është i juaji, mos harro se ai nuk ka asnjë faj. Ai ka nevojë për një baba të përkushtuar, edhe nëse jeton veç e veç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat