Buzët ‘tradhtojnë’ karakterin tuaj të fshehtë

Life style

Buzët ‘tradhtojnë’ karakterin tuaj të fshehtë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:34
Ilustrim

Ka shumë që pretendojnë se forma e buzëve tregon disa tipare të karakterit.

Buzët e vogla tregojnë se ju jeni bujarë dhe dashamirës, ndërsa ato të mëdha zbulojnë një natyrë ambicioze dhe një person që i pëlqen të lavdërohet.

Psikologët besojnë se forma dhe plotësia e buzëve, natyrisht, ato të dhëna nga natyra, tregojnë për linja të caktuara të karakterit. Nëse doni të zbuloni se çfarë thonë buzët tuaja për ju, merrni një pasqyrë dhe shikoni sa e njihni veten me të vërtetë. Mendoni mirë para se të vendosni për ndryshimet estetike të formës së buzëve.

Buzët e trasha tregojnë persona të ndjeshëm dhe emocionalisht të papjekur, ndërsa prapa buzëve të holla, “fshihen” personat praktikë, por të pasigurt në vetvete dhe madje me një kompleks me vlerë më të ulët.

Më shpesh, një buzë është më e theksuar, nëse është e sipërme që tregon se impulsi është linja kryesore e karakterit, ndërsa buza e theksuar jashtëzakonisht e ulët tregon për persona të prirë për mashtrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat