Stili i shëndetshëm i jetesës: Pesë këshilla për një jetë më të gjatë

Life style

Stili i shëndetshëm i jetesës: Pesë këshilla për një jetë më të gjatë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:47
Ilustrim

Çfarë është saktësisht një mënyrë e shëndetshme jetese?

Studimet e mëparshme kanë treguar se  këto pesë fusha kanë një ndikim të madh në uljen e rrezikut të vdekjes së parakohshme.

1. Ushqimi i shëndetshëm, i cili llogaritet dhe vlerësohet në bazë të marrjes së ushqimeve të shëndetshme siç janë perimet, frutat, arra, drithërat, yndyrat e shëndetshme dhe acidet yndyrore, omega-3 dhe ushqimeve jo të shëndetshme si p.sh. mishi i kuq dhe i përpunuar, pijet me sheqer artificial, trans-yndyrat,natriumi, etj.

2. Niveli i aktivitetit fizik, ku është përcaktuar të paktën 30 minuta në ditë aktivitet të moderuar fizik.

3. Pesha normale e trupit, e përcaktuar nga indeksi trupit (BMI), e që është normal mes 18.5 dhe 24.9.

4. Pirja e duhanit, e këtu nuk ka sasi të shëndetshme të pirjes së duhanit. “I shëndetshëm” këtu nënkupton të mos konsumohet kurrë duhan.

5. Konsumimi i alkoolit në sasi të moderuar, e cila ishte matur midis 5 dhe 15 ml në ditë për gratë, dhe 5 deri në 30 ml në ditë për burrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat