Gjumi ju ndihmon të ndërmerrni vendime të vështira

Life style

Gjumi ju ndihmon të ndërmerrni vendime të vështira

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 18:36
Ilustrim

Për një kohë të gjatë është menduar se gjumi ju ndihmon para të të ndërmerrni ndonjë vendim të rëndësishëm.

Tani një eksperiment shkencor ka konfirmuar këtë teori.

Të bëni disa orë gjumë para se të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm, bën që të keni zgjedhjet më të qarta.

Studiuesit kanë matur ndryshimet në tru dhe kohën e reagimeve tek 16 pjesëmarrës para dhe pas një gjumi të shkurtër.

Rezultatet tregojnë se një periudhe e shkurtër e gjumit ka ndihmuar në vlerësimin e gjërave “për” dhe “kundër” para se të bëni zgjedhje të vështira.

Studimi është realizuar nga shkencëtarët e Universitetit Bristol, të cilët i quajtën të gjeturat “fantastike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat