Kuriozitete rreth penisit që do ju lënë pa fjalë

Life style

Kuriozitete rreth penisit që do ju lënë pa fjalë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 22:50
Ilustrim

Sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i ndjeshëm bëhet organi gjenital i mashkullit.

Kjo për shkak se ashtu si me shumë pjesë të tjera të trupit, me kalimin e viteve, reduktohet ndjeshmëria e nervave. Kjo rënie nis gradualisht pas moshës 25-vjeçare, për të shkuar thuajse drejt shuarjes pasi kalohen të 70-at.

-Gjysma e penisit është në trup. Janë të paktë ata që e dinë, por thuajse gjysma e penisit ndodhet në brendësi të trupit. Thënë ndryshe ai “miku” i meshkujve, është si ajsbergu, të cilit i duket vetëm një pjesë.

-Penisi është i pasur me baktere. Rreth organit gjenital të mashkullit grumbullohen shumë baktere, kështu që duhet treguar një higjienë maksimale. Një studim amerikan i Universitetit të California, ka zbuluar se në penis gjenden rreth 42 lloje bakteresh.

-Penisi më i gjatë në botë është 34.2 cm. “Fatlumi” është 44-vjeçar amerikan Jonah Falcon, i cili i zbuloi përmasat e pazakonta qysh në moshën 10-vjeçare. Kujtojmë se mesatarja e organit gjenital për meshkujt është 13.12 cm.

-Duhani redukton përmasat e penisit. Duhani, cilësohet si një helm i vërtetë për penisit. Kjo pasi tymi kalcifikon venat e gjakut, duke bërë që të ketë më pak qarkullimin e gjakut dhe për rrjedhojë çon në reduktimin e përmasave.

-Orgazma e meshkujve zgjat mesatarisht 6 sekonda, në dallim nga femrat, tek të cilat zgjat 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat