Burri mes dy zjarresh: Dua gruan e parë, por e dyta do më bëjë baba

Life style

Burri mes dy zjarresh: Dua gruan e parë, por e dyta do më bëjë baba

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 23:56
Ilustrim

Shpesh herë nuk na besohet se si jeta merr një rrjedhë tjetër vetëm për një gabim që shkaktohet nga alkooli. Një djalë ka treguar historinë e tij se si tradhtoi bashkëshorten me një vajzë në klub, të cilën e la shtatzënë.

Ai vendosi të krijojë familje me të, prandaj u nda nga gruaja pa i dhënë shpjegime. Tani është penduar pasi vajza e klubit është femër e pisët dhe agresive, prandaj kërkon martesën që kishte. Ai nuk di si ti japë zgjidhje kësaj situate dhe kërkon ndihmën e ekspertes Deidre pasi ndodhet mes dy zjarresh.

Letra: Unë lashë miqtë e mi në një klub nate dhe bëra seks të çmendur me një vajzë. Tani ajo më thotë se është shtatzënë dhe unë kam bërë një prej gabimeve më të mëdha të jetës sime.

Jam 27 vjeç dhe para tetë muajsh u martova me dashurinë e jetës sime. Ajo është 26 vjeçe, seksi, e mirë dhe e dashur. Dua të kaloj jetën dhe të bëj fëmijë me të. Kemi pasur ulje-ngritjet tona, por i kemi zgjidhur. Pas një konflikti të ashpër para tre muajsh, unë dola me djemtë.

Fillova të pi dhe të flas me një vajzë. Kishim shumë të përbashkëta. Ajo është 23 vjeçe. Me të kaluar mbrëmjen, të dy përfunduam të dehur në shtëpinë e saj ku kryem marrëdhënie seksuale. Përdorëm prezervativ, por u ca. Ajo tha se kishte pirë kokrra në mëngjes.

Shkëmbyem numrat por rrugës për shtëpi vendosa të mos e shoh më sepse ndihesha fajtor. E telefonova të nesërmen dhe i thashë që mund të jemi miq, pasi jam i martuar. Ajo e pranoi këtë dhe ruajtëm kontaktet.

Pas një muaji, më telefonoi dhe më tha se është shtatzënë. Gjatë asaj periudhe kishte pirë antibiotikë që kishin ndaluar efektin e kokrrave të mëngjesit.

Ajo dëshiron ta mbajë fëmijën dhe nuk e kuptoj përse. Momentalisht ka dy fëmijë me dy baballarë të ndryshe. Dëshironte që ne të bëheshim familje, kështu që vendosa që të qëndroj pranë saj.

E lashë gruan pa i treguar arsyen. Ajo u lëndua dhe kjo më bëri në ndihem shumë keq sepse është shumë e veçantë për mua. Gruaja ime e re është shumë agresive dhe një karakter shumë të pisët.

Është vetëm 16 javëshe shtatzënë dhe jeta me të është një makth, prandaj nuk dua ta lë fëmijën me të. Fëmijët e saj vrapojnë drejt meje kur ajo nevrikoset. Gjatë kësaj periudhe, kam takuar gruan e parë dhe kemi kryer marrëdhënie. Nuk mund të jetoj pa të. Më thotë se më do dhe dëshiron të kthehemi, por nuk do e bëjë nëse zbulon të vërtetën.

Deidre: Çelësi i gjithë kësaj është që dashnorja e pisët dhe agresive do ketë fëmijën tënd. Ekziston mundësia që të ketë dashur fëmijën vetëm për të të ndarë nga gruaja? Ti ke provuar që lidhja me të nuk funksionon prandaj nuk je vonë që ti thuash se duhet ti japë fund shtatzënisë. Nëse dëshiron të rikthehesh në martesën e parë, duhet ti tregosh gruas të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat