Burrat që martohen me gratë e shëndosha janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë

Life style

Burrat që martohen me gratë e shëndosha janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:47
Ilustrim

Sipas një studimi të ri, burrat që janë në marrëdhënie me gratë e shëndosha kanë më shumë buzëqeshje dhe janë më të mirë në trajtimin e problemeve sesa meshkujt që janë në marrëdhënie me gratë e holla.

Studimi gjithashtu tregon se gratë e holla kanë tendencë të jenë më të rezervuara, më miqësore dhe më pak ekspresive me emocionet e tyre.

Gazeta argjentinase Nuevo Diario raporton mbi gjetjet nga hulumtimi i kryer nga Dr Filemón Alvarado dhe Dr Edgardo Morales në departamentin e psikologjisë të UNAM.

Sipas hulumtimit të tyre, gratë e shëndosha i bëjnë meshkujt dhjetë herë më të lumtur sa gratë e holla. Dhe ne të gjithë e dimë se njerëzit e lumtur jetojnë më gjatë.

Studimi tregoi gjithashtu se gratë e shëndosha janë më të mira në parashikimin e nevojave të partnerit të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat