Këto janë 7 veset e këqija që po ju shkatërrojnë karrierrën sipas ekspertëve! - Bota Sot
Këto janë 7 veset e këqija që po ju shkatërrojnë karrierrën sipas ekspertëve!

Life style

Këto janë 7 veset e këqija që po ju shkatërrojnë karrierrën sipas ekspertëve!

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:55
Ilustrim

Asnjëherë mos merrni më shumë se një javë leje!

Shumë puntorë ndihen fajtorë nëse marrin pushime të gjata dhe mendojnë se shefat e tyre do I marrin zët për këtë por Ekspertja e punës Michelle thotë se është e nevojshme të marrësh një leje të gjatë për të patur një performancë më të mirë në punë. ‘Pushime të vogla janë mirë por pushime të gjata janë të nevojshme për tu çlodhur dhe për të reflektuar,’ thotë Michelle.

Mos u shqetësoni për faktin ‘se do të mërziteni’ në punë

‘Me gjithë gjërat që ju shkojnë nëpër mend mund të shqetësoheni shumë lehtë kur nuk keni ndonjë gjë për të bërë, gjithësesi kur jeni të mërzitur ose ëndërroni me sy hapur  atëherë dalin edhe idetë më të mira,’ thotë Michelle.

Kurrë mos u vononi në mbledhje

Disa vonohen qëllimisht që të duken më të zënë dhe më të rënësishëm sesa janë në të vërtetë por Michelle thotë se kjo është një ide e keqe pasi nëse njerëzit ju presin ju jeni duke I thënë se ‘koha ime është më e rëndësishme se koha jote’ dhe se jeni më të rëndësishëm se personi tjetër.

Mos e bëni punën më të komplikuar se sa është në të vërtetë

‘Studimet e ndryshme tregojnë se kur synimet tona janë shumë të vështira ne nuk bëjmë progress. Ka më shumëm gjasa që të arrijmë synime të cilat janë më të menaxhueshme,’ thotë Michelle.

Kurrë mos bini për të fjetur shumë vonë- pavarësisht sesa të zënë jeni

Me punën që sa vjen e shtohet mund të jetë tunduese për të shkuar në shtëpi dhe të punosh atje por në fakt ky është një gabim i madh pasi truri është shumë i lodhur për të qenë plotësisht i përqëndruar.

Mjaft më me shumë punë njëkohësisht

Ndoshta kjo gjë mund të duket si një tipar pozitiv por mund të jetë edhe shkatërrues për karrierrën tuaj. ‘Kur jeni duke bërë shumë punë njëkohësisht vëmendja juaj ndahet në disa punë dhe humbisni përqëndrimin dhe si pasojë bëheni më pak produktivë.’

Mos ndjeni gjithnjë nevojën të thoni “JO”

Çështja qëndron se nëse thoni gjithnjë ‘po’ humbisni zërin tuaj dhe të drejtën për të gjetur balancën në jetën personale dhe atë profesionale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera