Prekja lehtëson stresin dhe rrit ndjenjën e sigurisë

Life style

Prekja lehtëson stresin dhe rrit ndjenjën e sigurisë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Kontakti jo-seksual është një temë e rëndësishme e marrëdhënieve shoqërore midis të rriturve, thonë ekspertët.

Një studim i kryer në Universitetin Carnegie Mellon në Pensilvani ka treguar se përqafimi është mënyra më e mirë për të pajtuar me dikë pas grindjes.

Ekipi i studiuesve u drejtua nga psikologu Michael Marphy, i cili vëzhgoi për dy javë 400 persona dhe reagimet e tyre pas një përqafimi. Rezultatet treguan se njerëzit që u përqafuan pas grindjes, u qetësuan më shpejt dhe zgjidhën ndjenjat e tyre negative.

Marphy thotë se prekja ka efekt qetësimi, dhe se përqafimi dhe mbajtja e duarve janë të shkëlqyera në luftën kundër stresit.

Një marrëdhënie me një të dashur mund të na shqetësojë në një nivel emocional dhe fizik, dhe stresi i vazhdueshëm për shkak të diskutimeve të tilla mund të shkaktojë ankth, paranojë, ndjenjë të vetmisë dhe depresionit.

Marphy thotë se prekja lehtëson efektet e këtyre pasojave në shëndetin fizik dhe mendor, pasi rrit ndjenjën e sigurisë dhe afërsisë, si dhe kontribuon në një mirëkuptim më të mirë.

"Përveç kësaj, përqafimi na bën më të gatshëm të kapërcejmë mosmarrëveshjen që shkaktoi debatin," tha ai.

Studimi u botua në revistën shkencore ‘Plus One’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat