Një fjali që s’duhet tu thoni fëmijëve tuaj

Life style

Një fjali që s’duhet tu thoni fëmijëve tuaj

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:28
Foto ilustruse

Secili prind ka dëshirë që të rris sa më mirë dhe shëndetshëm fëmijën

Mirëpo, kur mendoni për këtë gjë, nuk duhet të harroni se mirëqenia dhe kujdesi ndaj fëmijës shfaqet çdo ditë nga pak, duke filluar nga gjërat krejtësisht të vogla- siç janë fjalët që përdorni ndaj tyre.

Një prej gjërave që ju nuk duhet t’ua thoni fëmijëve kur u kërkojnë diçka për të blerë, është “Nuk mund ta përballojmë atë”.

Kjo frazë, sipas ekspertëve, përçon pasiguri në fëmijët tuaj- sepse ata do të fillojnë të ndjenjë se prindërit e tyre nuk kanë kontroll mbi gjendjen financiare të shtëpisë.

Zgjidhni një mënyrë tjetër që të refuzoni kërkesën e fëmijës suaj.

“Ne nuk mund ta blejmë atë, sepse jemi duke kursyer para për diçka shumë më të rëndësishme”, mund të jetë një nga fjalitë që është më mirë të drejtoni ndaj fëmijës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat