A munden qentë ta nuhasin frikën?

Life style

A munden qentë ta nuhasin frikën?

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:59
Ilustrim

A i adhuroni qentë? Nuk ka gjë më të mirë sesa prania e një qeni që ju adhuron juve.

Nuk ka aspak dyshime se përse njihen si shokët më të mirë të njerëzve – në çdo të mirë e në të keqe, qeni juaj do të jetë aty për t’ju ofruar dashuri pa kushte.

Por jo të gjithë qentë janë të shoqërueshëm. Shumë njerëz janë ballafaquar me qen agresivë në ndonjë fazë të jetës së tyre.

Kur të ndodh kjo, disa njerëz do t’ju thonë të rrini të qetë dhe të mos shfaqni frikë. Përse? Sepse qentë mund ta nuhasin frikën. Nëse jua nuhasin frikën, ata do të bëhen më agresivë dhe me shumë mundësi do t’ju sulmojnë.

Por, a është kjo e vërtetë? A munden vërtet qentë ta nuhasin frikën? Pas së gjithash, frika është emocion, njësoj sikur lumturia apo pikëllimi. A munden qentë të nuhasin emocione?

Ekspertët që kanë studiuar qentë dhe shqisën e tyre të nuhatjes kanë konstatuar se qentë jo domosdoshmërish e nuhasin emocionin e quajtur frikë.

Megjithatë, ata mund të detektojnë aroma dhe të shohin lëvizje dhe qëndrime të trupit që ju ndihmojnë ta kuptojnë kur një person është nervoz apo i frikësuar.

Çdo njeri që ka shpenzuar kohë me qen e din se ata kanë një shqisë të jashtëzakonshme të nuhatjes.

P.sh., disa raca të qenve kanë shqisë të nuhatjes deri në 1,000 herë më të fortë sesa të njeriut.

Kur frikësohemi, ne kemi tendenca të djersitemi. Trupat tonë gjithashtu prodhojnë më shumë adrenalinë dhe lirojnë kimikale të caktuara, siç janë hormonet e ndërlidhura me stresin.

Duke marrë parasysh shqisën e jashtëzakonshme të nuhatjes së qenve, nuk ka dyshim se qentë mund të detektojnë aroma të djersës dhe këtyre kimikaleve tjera.

Sidoqoftë, të nuhaturit djersën nuk do të thotë se jeni duke e nuhatur emocionin e frikës. Ekspertët besojnë se nuhatja e frikës mund të përfshijë më shumë aroma.

Lëvizjet dhe gjestet e ndryshme, siç është shikimi në sy i qenve, mund të shihen dhe interpretohen nga qentë në mënyrë që ata të konstatojnë nëse një person është i frikësuar.

Pra, ndoshta në vend se të themi qentë mund ta nuhasin frikën, më e saktë është të themi se qentë mund ta vërejnë apo ndjejnë frikën.

Në mënyrë që qeni ta dijë a keni frikë a jo, ai e nuhatë djersën dhe kimikalet e tjera, si dhe i interpreton gjuhën e trupit me lëvizjet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat