E dhimbshme: refuzoi kimioterapinë që të shpëtonte fëmijën e saj, nëna e re humbet betejën me sëmundjen!!

Life style

E dhimbshme: refuzoi kimioterapinë që të shpëtonte fëmijën e saj, nëna e re humbet betejën me sëmundjen!!

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 06:48
Gemma Nuttall dhe vajza e saj

Historia e Gemma Nuttall e ka prekur thellë opinionin në Britani. Vajza 29 vjecare e humbi betejën 5 vjecare me kancerin e vezoreve, por fati i saj mund të kishte qenë ndryshe nëse do të kishte pranuar kimioterapinë që kur u diktua sëmundja.

Çështja është se Gemma atëherë ishte shtatzënë me vajzën e saj, Penelope, ( sot katër vjece), dhe nëse do t`i nënshtrohej trajtimit, fëmija nuk do të mbijetonte dot. Në fund, ajo e bëri zgjedhjen e saj: zgjodhi vajzën.

Aktorja Kate Winslet, nëna e së cilës kishte kaluar nëpër të njëjtën eskperiencë po në atë periudhe kohe, mblodhi fonde për Gemma-n që kishte nevojë për imunoterapi.

Trajtimi fillimisht rezultoi i suksesshëm, por sëmundja më vonë u rikthye dhe asistentja dentare, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat