Si e mbani dorën me partnerin? Mund të zbulojë shumë për lidhjen tuaj

Life style

Si e mbani dorën me partnerin? Mund të zbulojë shumë për lidhjen tuaj

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:35
Ilustrim

Mbajtja e duarve me një person që e doni është shumë e natyrshme.

Dhe sigurisht, psikologët janë të interesuar të studiojnë këtë mënyrë të shprehjes së ndjenjave.

Mënyra se si mbani duart me një person të afërt me ju mund të thotë shumë për marrëdhënien tuaj:

Një ndërthurje e lehtë e gishtave: Respekt

Kjo mënyrë e mbajtjes së duarve tregon se marrëdhënia juaj është emocionalisht e qëndrueshme dhe se i besoni plotësisht partnerit tuaj. Ju i tregoni njerëzve të tjerë se jeni në një marrëdhënie dhe ju lënë mjaft hapësirë personale. Ju respektoni ndjenjat dhe individualitetin e njëri-tjetrit.

Pëllëmba juaj bashkohet plotësisht më pëllëmbën e tij: Përgjegjësi

Kjo është një mënyrë mjaft popullore për të mbajtur duart që tregon se kush e dominon marrëdhënien. Kur njerëzit duan të mbrojnë ose qetësojnë partnerin e tyre, ata i mbajnë duart në këtë mënyrë.

Gishtat e ndërthurur: Kujdes

Ju jeni të lidhur me ndjenja më të thella dhe jo tërheqje fizike. Ju përpiqeni të jeni të ndershëm me njëri-tjetrin pa fshehur dobësitë dhe të metat tuaja. Marrëdhënia juaj bazohet në besimin dhe kujdesin.

Mbani lidhur një gisht(zakonisht gishtin e vogël): Flirt!

Marrëdhënia juaj është në fazën e flirtimit. Ju po mësoni gjëra të reja për njëri-tjetrin dhe nuk jeni gati për asnjë lloj përgjegjësie. Kur një marrëdhënie është në fazën fillestare, kjo është mënyra sesi njerëzit mbajnë duart.

Prekja aksidentale: Simpati e fshehur

Kur ecni me njëri-tjetrin dhe duart tuaja preken pak, kjo do të thotë se njëri prej jush dërgon sinjale simpatie. Por shumicën e kohës, kjo marrëdhënie nuk është asgjë më shumë sesa një miqësi.

Kur pëllëmba e njërës dorë shtrëngon gishtat e dorës tjetër: Besim

Ai që mban gishtat tregon respekt e besnikëri e tyre dhe është gati të mbrojë. Dora e të cilit po mbahet tregon besim të plotë. Kur 2 persona kanë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme, ata i mbajnë duart në këtë mënyrë.

Mbajtja e dorës deri tek kyçi: Tërheqje

Kjo mënyrë e mbajtjes së duarve duket mjaft agresive dhe tregon se ju jeni tërhequr fizikisht nga njëri-tjetri. Madje keni nevojë vërtet për njëri-tjetrin. Por ky gjest mund të tregojë gjithashtu se një person është i ashpër dhe egoist.

Mbajtja e dorës rreth belit: Pasion

Marrëdhënia juaj është vërtet e afërt. Ky është një kompromis mes një shëtitjeje dhe një përqafimi. Nëse vetëm një nga partnerët tregon këtë gjest, kjo do të thotë që njëri prej partnerëve është një person posesiv.

Duke i mbajtur duart zyrtarisht(si një princ e princeshë): Një ndjenjë sigurie

Ky është një gjest klasik që tregon se një marrëdhënie është e qëndrueshme. Por ky gjest nuk do të thotë që njerëzit janë patjetër të dashuruar. Në këtë mënyrë, një vajzë tregon se ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat