3 këshilla për kujdes ndaj flokëve të yndyrshme

Life style

3 këshilla për kujdes ndaj flokëve të yndyrshme

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 08:24
Ilustrim

Flokët e yndyrshme janë një problem mjaft i madh, dhe këtë e dinë më së miri ata që përballen çdo ditë me këtë.

Por, ju jeni ata që e keni në dorë fatin e flokut tuaj, duke u kujdesur në mënyrën e duhur, mund ta luftoni këtë gjë që ju bezdis.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla për flokët e yndyrshme:

Mbani duart larg flokëve

Këtu përfshihet edhe krehja e tepërt e tyre. Prekja e vazhdueshme e flokëve ndikon dukshëm në përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Mos i pastroni shpesh

Larja apo fërkimi i tepërt  mund të irritojë lëkurën e kokës, duke shkaktuar edhe me shumë yndyrë. Është mirë që të përdorni ujin e ftohtë në fund të dushit, sepse largon gjëndrat dhjamore, për dallim nga uji i nxehtë.

Thani flokët në mënyrë natyrale

Sa më shpesh që keni mundësi, flokët duhet t’i thani në mënyrë natyrale, apo në temperaturë krejtësisht minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat