Rreth 95 për qind e prindërve të rinj, nuk i lidhin si duhet fëmijët në karrigen e veturës

Life style

Rreth 95 për qind e prindërve të rinj, nuk i lidhin si duhet fëmijët në karrigen e veturës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 08:37
Ilustrim

Nëse fëmija është i ulur në karrige dhe është lidhur si duhet, gjasat për t’u lënduar gjatë aksidentit me veturë, i zvogëlon për 71 për qind.

Mirëpo, shumë prindër, kryesisht të rinj, nuk po e lidhin si duhet karrigen për ulësen e veturës, e në raste të shpeshta as fëmijën.

Sipas hulumtuesve të Universitetit të Shëndetit dhe Sigurisë në Oregon, rreth 91 për qind e prindërve, nuk dinë si funksionin një karrige fëmijësh për veturë.

Sipas gjetjeve, 95 për qind e prindërve, nuk kanë ditur si lidhet fëmija, duke e lënë atë në pozitë të palakmueshme.

Mirëpo, me kohë, shumë nga këta prindër janë mësuar, megjithëse funksionet janë shumë të thjeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat