Masazhi i vagjinës: Masazh tantrik për orgazma të shumëfishta

Life style

Masazhi i vagjinës: Masazh tantrik për orgazma të shumëfishta

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 22:29
Masazhin e vagjinës mund ta bëni edhe vetë

Organet gjenitale zënë vend të posaçëm në Tantra, e cila seksualitetin e kupton si diçka shumë më thellë se kënaqja seksuale.

Seksi konsiderohet me respekt. Yoni në gjuhën e lashtë indiane sanskrit do të thotë vagjinë, pra nga ajo del edhe masazhi Yoni për masazh vagjine.

Fjala është për masazhin tantrik të destinuar ekskluzivisht për femra, ndërsa qëllimi është që të shkarkohet trupi nga stresi, të shpartallohen bllokadat energjike dhe në fund të fundit të përjetohen orgazma të shumëfishta. U rekomandohet femrave të cilat kanë probleme me orgazmën.

Si duket masazhi i vagjinës?

“Masazhi Yoni nuk është masazh mekanik, por përjetim holistik – trupor, emocional dhe psikik”, shpjegon terapeutja britanike Katie Travis.

Masazhi i vagjinës zgjat nga gjysmë ore deri në një orë dhe ndërlidhet me masazhin tantrik të tërë trupit, i cili zgjat një orë e gjysmë. Përbëhet nga masazhi i buzëve të vagjinës, klitorisit, kockës pubike.

Gjatë masazhit të vagjinës mund të arrihet deri te ejakulimi femëror i cili në sankskrit quhet Amrita.

Masazhin e vagjinës mund ta bëni edhe vetë

Fillojani nga buzët vagjinale, merreni mes gishtave secilën dhe bëni masazh për së gjati, pastaj fërkojeni njërën për tjetrën. Kur të laget vagjina, në të futni një ose dy gishta dhe bëni masazh mureve të saj. Zgjateni orgazmën sado që të mundeni duke ngadalësuar lëvizjet dhe duke marrë frymë thellë.

Masazhi i vagjinës ka efekt të ngjashëm sikur masazhi i shputave, sepse shpartallon bllokadën në trup. Për këtë masazh përdorni vaj apo lubrifikant.

Efektet e mira të masazhit të vagjinës

– Ndihmon të shpartallohen bllokadat energjike dhe nga trupi të nxirrni toksinën

– ndihmon qarkullimin e energjisë seksuale

– debalanca hormonale çon deri në probleme të shumta shëndetësore, si p.sh.: dhembje në shpinë, ulje të libidosë, qarkullim të keq të gjakut, menopauzë të hershme, menstruacione të dhembshme, marrëdhënie seksuale të dhembshme, frigjiditet. Masazhi Yoni bën balancën hormonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat