Fytyrë të yndyrshme? Disa këshilla që nuk duhet t’i neglizhoni

Life style

Fytyrë të yndyrshme? Disa këshilla që nuk duhet t’i neglizhoni

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 06:28
Ilustrim

Ata që kanë lëkurë të yndyrshme gjëja e fundit që mendojnë është ta hidratojnë për të mos rritur yndyrshmërinë. Por në të vërtetë është e kundërta. Duhet zgjedhur një krem hidratues specifikues për këtë lloj lëkure që të shmangë tharjen edhe më shumë (gjëndrat dhjamore reagojnë duke rritur prodhimin e yndyrës) dhe që do ta përkeqësonte situatën.

Fytyra duhet pastruar çdo ditë- Larja e fytyrës çdo mëngjes dhe mbrëmje nuk duhet të mungojë asnjëherë, sidomos për ato që e kanë fytyrën e yndyrshme. Në këtë rast këshillohet të përdoret një larës delikat në vend të sapunit të zakonshëm, për të shmangur një prodhim të madh të yndyrës.

Duhet përdorur tonik- Është shumë e rëndësishme të përdoret toniku në pastrimin e lëkurës me yndyrë, sepse ai ndihmon në mbylljen e poreve (që te kjo lloj lëkure janë më të dukshme), duke shmangur kështu çdo lloj mbledhjeje të yndyrës, që mund të favorizojë daljen e akneve dhe puçrrave.

Duhet përdorur maskë- Një herë në disa kohë është mirë që të përdoret maskë për të eliminuar papastërtitë dhe daljen e puçrrave. Ideale është që të zgjidhet një produkt me bazë argjilën, e pasuruar dhe me acidin salicilik, që stimulon shtresën e lëkurës duke e pastruar atë nga yndyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat