Si të ruani vëllimin e flokëve gjatë ditëve të vjeshtës - Bota Sot
Si të ruani vëllimin e flokëve gjatë ditëve të vjeshtës

Life style

Si të ruani vëllimin e flokëve gjatë ditëve të vjeshtës

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 10:04
Ilustrim

Ëndërr e çdo femre janë flokët e bujshme, mirëpo ndonjëherë nëna natyrë thjesht nuk është në anën tonë.

Ekzistojnë disa truqe të thjeshta, të cilat, megjithatë, mund të na sigurojnë vëllimin të cilin e dëshirojmë aq shumë.Me këto veprime të thjeshta do t’ia ktheni flokëve tuaj vëllimin dhe shkëlqimin dhe thjesht do ta kaloni këtë periudhë të ftohtë, kur shumicën prej nesh e mundojnë flokët e pajetë dhe fare pa vëllim.

1. Kur qitni shampon, bëni masazh kokës

Kur i lani flokët te floktari, kënaqeni me masazhin e lehtë të kokës. Patjetër aplikoni këtë truk të vogël edhe në shtëpi me rastin e çdo larjeje të flokëve, sepse përmirësoni qarkullimin e gjakut, gjë që flokët i bën më të dendura dhe më të forta.

2. Kini më shumë kujdes ndaj flokëve derisa janë të lagura

Flokët e lagura janë dukshëm më të ndjeshme se kur janë të thata, prandaj gjatë larjes kushtoni kujdes se si po i trajtoni, mos i fërkoni në mënyrë të vrazhdët me peshqir dhe kushtoni kujdes se si po i krihni.

3. Shmangni ujin e nxehtë

Flokëve tuaj më së miri është përshtatet që t’i lani me ujë të vakët. Uji i nxehtë thanë lëkurën e kokës dhe i dëmton rrënjët dhe cilësinë e qimeve, prandaj përpiquni që flokët t’i lani me ujë të vakët.

4. Patjetër përdorni regjenerator

Përdorimi i regjeneratorit do t’i bëjë flokët tuaj më të buta, si të mëndafshta dhe në dukje më të vëllimshme. Nëse dëshironi që flokët të kenë vëllim, mos i harroni këtë veprim me rastin e larjes së flokëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...