Shenjat se lidhja juaj po përfundon

Life style

Shenjat se lidhja juaj po përfundon

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 10:19
Ilustrim

Të gjitha këto gjëra mund të jenë pjesërisht të vërteta për partnerin. Por për të shmangur vuajtje emocionale – për veten dhe personin tjetër – duhet të vlerësojmë anët e tyre pozitive por dhe negativet. Disa nga këto detaje negative që mund mos ti keni vënë re tregojnë dhe nqs një lidhje po ecën si duhet apo është drejt fundit:

1. Në diskutimet, qofshin këto të pakta apo të shumta partneri ju fajëson:Rrallë herë ndodhë që problemet në çift të shkaktohen për faj vetëm të njërit partner. Siç thotë shprehja- duhen dy persona për të vallëzuar tango. Andaj, sipas këshilluesëve, ju jeni në një lidhje të vdekur nëse i dashuri/e dashura juaj nuk shpreh vullnet që të zgjidhni së bashku mosmarrëveshjet dhe problemet e lidhjes tuaj, por në vend të kësaj ju jeni gjithmonë fajtori.

2.Kur justifikoni çdo veprim tuajin: nëse ndonjëherë e kapni veten duke gjetur një arsye per veprimet që bëni atëhere ka diçka që nuk shkon. Nuk duhet të jepni llogari për çdo gjë që dëshironi të bëni, fundja nuk jeni një “skllav”.

3. Keni pëlqime ndaj të tjerëve: Nëse ju jeni në lidhje me personin e duhur, atëherë në asnjë mënyrë nuk do të krijoni simpati apo mendime për dikë tjetër. Nësë mendoni për mundësitë tuaja të tjera, kjo do të thotë që lidhja juaj nuk është edhe aq e fortë apo shëndetshme.

4.Je gjithmonë e para që telefonon apo që dërgon mesazhe. Nëse interesi është i njëanshëm atëhere kjo lidhje nuk ka më rëndësinë e duhur për personin tjetër.

5.Një shenjë tjetër është kur nuk flisni për problemet apo pakënaqësitë që keni. Është një nga arsyet kryesore që con drejt ndarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat