Si ndikon gjumi në tolerancën që prindërit tregojnë ndaj fëmijëve

Life style

Si ndikon gjumi në tolerancën që prindërit tregojnë ndaj fëmijëve

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 14:41
Ilustrim

Një gjumë i mirë jo vetëm që kontribuon në mirëqenien dhe shëndetin e të gjithëve, por gjithashtu përmirëson prindërimin.

Ky është përfundimi i arritur nga studiuesit në Universitetin e Ilinoisit: Ekspertët kanë treguar se gratë që flenë pak dhe keq, priren të jenë më të buta dhe tolerante ndaj fëmijëve të tyre, kur bëjnë gabime.

Sondazhi, i publikuar në Journal of Sleep Research, iu referua 234 grave të cilave përmes një pajisjeje iu matën oraret e gjumit dhe ndërprerjet gjatë natës. Fëmijët e tyre (të gjithë adoleshentë rreth pesëmbëdhjetë vjeç) u pyetën, përmes një pyetësori për shkallën e lejueshmërisë të perceptuar nga prindërit e tyre.

Konkluzionet

Rezultatet zbuluan se kohëzgjatja më e gjatë e gjumit ishte e lidhur me nivele më të ulëta të dhënies së lejeve nga ana e prindëve. Nga kjo pikëpamje, një kontribut i rëndësishëm lidhej gjithashtu me përkatësinë etnike të grave dhe statusin e tyre socio-ekonomik: për shembull, nënat me origjinë afrikano-amerikane kishin një lidhje më të fortë midis gjumit dhe lejes ndaj fëmijëve.

Rëndësia e të thënit “jo”

Përfundimisht, nënat që fjetën në një kohë më të zgjatur dhe paqësore silleshin në një mënyrë më pak mospërfillëse dhe tolerante me fëmijët, dhe për këtë arsye konsideroheshin nëna më të mira. Pse? Autorët e hulumtimit shpjegojnë se si për një fëmijë nga 11 deri në 18 vjeç është thelbësore për të marrë një edukim të drejtë dhe të marrë ndonjëherë përgjigjen jo. Kur prindërit tregohen tepër dashamirës ndaj fëmijëve të tyre, shpesh ata përfundojnë me sjellje problematike.

Fjala e ekspertëve

Kelly Tu, një nga koordinatoret e hulumtimit, shpjegoi se: Kur nënat nuk flenë mjaftueshëm ose gjumi i tyre është i cilësisë së dobët, kjo ka ndikim në nivelin e lejueshmërisë me adoleshentët. Por, ndër aspektet pozitive kemi parë se nënat që flenë në mënyrë adekuate kanë më pak gjasa të jenë më tolerante ndaj adoleshentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat