Ushqimet që duhet t’i konsumoni pas stërvitjeve për muskuj të ndezur

Life style

Ushqimet që duhet t’i konsumoni pas stërvitjeve për muskuj të ndezur

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

E dini ndjenjën kur jeni në dhembje aq të madhe pas një stërvitje intensive sa që mezi e bindni veten se mund ngriheni në këmbë, e lëre me t’i bëni normalisht aktivitetet ditore?

E dini atë kohën kur keni sfiduar veten për t’i bërë 100 squats në një stërvitje? Të gjithë e kemi pasur përvojën e njëjtë.

Megjithatë, gjëja është se ju mund të jeni në gjendje t’i parandaloni shqetësimet e mëdha duke konsumuar disa ushqime për lehtësim të dhimbjeve të muskujve nga ushqimet e palestrës.

Por, para se të flasim për këto ushqime të shijshme, le të flasim se pse ndodhin këtë dhimbje pikë së pari.

Sipas Pete McCall, fiziolog i ushtrimeve dhe trajner personal, presioni nga muskujt e lënduar është “përgjegjës për dëmtimet në fibrat individuale të muskujve”, ka thënë ai për “Women’s Health”.

“Shembulli më i lehtë është se ju lëndoni fibrat e muskujve gjatë stërvitjeve, pastaj trupi i ndërton mbrapsht ato gjatë shërimit, duke shkaktuar inflamacion”. Kështu që, edhe pse dhembjet nuk ndjehen të këndshme, zakonisht do të thotë se ju keni bërë diçka si duhet në ushtrimet e palestrës, dhe si rezultat, muskujt tuaj janë duke u rritur, rindërtuar, dhe duke ju bërë më të fortë.

Ju mund t’i lehtësoni dhembjet e muskujve tuaj në disa mënyra të ndryshme, si p.sh. duke bërë zgjatje të muskujve, etj.

Po ju mund të mos e keni ditur se janë disa ushqime, jo vetëm që do t’ju lehtësojnë dhimbjet, por gjithashtu i ndihmojnë muskujt tuaj të shërohen më shpejt.

Provoni të përfshini këto ushqime pas palestrës që të mund të ktheheni prapë dhe ta “mbysni lojën”.

– Xhenxhefili

– Lëngu i qershijave

– Ananasi

– Lëngu i kokosit

– Vezët

– Arrat

– Salmoni

– Patatet e ëmbla

Ushqimi i shëndetshëmUshtrimet fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat