Shpëtimi i meshkujve: Stërvitja që e ndalon ejakulimin e parakohshëm dhe i forcon ereksionet

Life style

Shpëtimi i meshkujve: Stërvitja që e ndalon ejakulimin e parakohshëm dhe i forcon ereksionet

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:27
Ilustrim

Ndoshta keni menduar se ushtrimet Kegel janë vetëm për vajza, që të përgatiten për lindje të bebes ose ta bëjnë seksin më të kënaqshëm. Por, siç duket, këto ushtrime nuk janë vetëm për femra!

Një analizë e re e publikuar në revistën ‘Urology’ ka zbuluar se forcimi i komblikut (muskujt që e rrethojnë bazën e penisit) mund të ndihmojë në eliminimin e disfunksionit erektil dhe në ejakulim të parakohshëm.

Të fortë si druri…

Kirurgu i urologjisë, Dr. Andrew Siegel, thotë se kur eksitoheni, muskujt e komblikut e mbajnë gjakun aty poshtë, që nënkupton se ushtrimet Kegel ju ndihmojnë të keni një ereksion më të fortë dhe ta mbani atë më gjatë.

Në anën tjetër, për personat që ejakulojnë shpejt, ndrydhja e atyre muskujve mund ta vonojë orgazmën. Pra, aq më të fortë këta muskuj, aq më i mirë efekti.

Kjo mund të tingëllojë shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por shkenca i mbështet pohimet e doktorit.

Një studim i vitit 2005 kishte thënë se 75% e meshkujve e përmirësojnë funksionin erektil pas kryerjes së ushtrimeve Kegel.

Në një studim tjetër, hulumtuesit italianë kishin zbuluar se 61% e meshkujve ishin shëruar nga ejakulimi i parakohshëm përmes rehabilitimit të muskujve të komblikut.

Sidoqoftë, ka shumë shkaktarë të problemeve me ejakulim dhe atyre me ereksion, prandaj ushtrimet Kegel mund të mos jua zgjidhin të gjitha problemet seksuale.

Por, pasi që janë falas dhe të lehta për t’i bërë, ia vlen ta provoni para se të kërkoni ndihmë nga medikamentet! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat