Më pëlqen kolegu – a është në rregull për karrierën time?

Life style

Më pëlqen kolegu – a është në rregull për karrierën time?

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:28
Ilustrim

Harrojeni se a është kjo gjë e dëmshme për karrierën tuaj, shkruan Sharmadean Reid, autore në prestigjiozen ‘TheGuardian’. Në vend të kësaj, pyetni: a është kjo gjëja e duhur për mua?

“Mua vërtet më pëlqen dikush në punën time. Ne jemi në ekipe të ndryshme, prandaj teknikisht nuk është kundër rregullave, por a do të ishte gjë e dëmshme për karrierën time nëse do ta bëja lëvizjen e para? Unë jam mjaft e re dhe brengosem se njerëzit do të më gjykojnë për veprimet e mia”.

Fillimisht, le ta mbajmë anash idenë e gjykimit: kujt ia ndien se çfarë mendojnë tjerët për ju? Nëse mund ta mjeshtëroni këtë pyetje, atëherë jeni rrugës drejt një jete shumë të lumtur. Gjithashtu, harrojeni dilemën se a është kjo gjë e dëmshme për karrierën tuaj. Në vend të kësaj, pyetni: a është gjëja e duhur për ju?

Personat në punë janë shpeshherë pak të çuditshëm. Në punë do të jeni për shumicën e jetës tuaj, duke shpenzuar më shumë kohë me kolegët sesa me familjarët e miqtë. Vendi i punës është një ambient ku ne e shfaqim një aspekt të vetës sonë: vetën tonë si person produktiv, që ka arritur lart dhe që vishet mirë.

Thënë më thjesht, puna është si teatër, dhe nëse jeni duke kërkuar për një partner afatgjatë, nuk besojmë se është mirë që thjesht nëse ju pëlqen dikush ta merrni si bazë për të krijuar lidhje. Çfarë vërtet dini për atë person? A mund t’i besoni? A mund të mbështetni në të?

Eksploroni të gjitha këto gjëra para se të zhyteni më thellë. Shpeshherë ne hidhemi në lidhje duke i ndjekur dëshirat e brendshme dhe pastaj zhgënjehemi kur personi nuk përshtatet me fantazitë që i kemi brenda kokës.

Nëse thjesht dëshironi të bëni seks me dikon në festën e punës, atëherë duhet ta pranoni faktin se me siguri që do të jeni subjekt i shumë thashethemeve. Gjithashtu do të jetë super e çuditshme kur e takoni njëri-tjetrin në ashensor të punës.

Gjeni kohë për ta njohur atë më mirë. Nëse është diçka e vërtetë, atëherë është e vërtetë – s’ka rëndësi a është koleg apo jo.

Shumë lidhje kanë evoluar duke u takuar njerëzit në punë. Njëkohësisht, shumë karriera janë shkatërruar nga lidhjet e krijuara në zyrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat